Gazeta “Vijesti”: Pushtetin në Ulqin e ruan kreu i PDS-së

February 11, 2017   | Lajmet / Vijesti, Politika

koalicija ulcinjKoalicioni qeverisës në Ulqin ndodhet në krizë të madhe dhe janë gjithnjë e më të theksuara animozitetet në mes partive shqiptare, pohojnë në opozitën e Ulqinit, transmeton “Vijesti”, raporton portali Ul.info.

“Në kumtesën në të cilën pohojnë se nuk kanë mosmarrëveshje dhe se pushteti funksionon nuk besojnë as ato që e kanë shkruar”, tha për këtë gazetë kryetari i PDS-së së Ulqinit Skender Elezagiq.

Ai mendon se koalicioni është formuar me qëllim që të mundësojë mbijetesë sa më të gjatë të PDS-së në nivel shtetëror dhe të “ofrohet kompensimi i drejtë liderëve të partive shqiptare për këtë shërbim”.

“Prandaj ky koalicion do të zgjasë gjersa të zgjasë ai interes”, tha ai.

“Nuk ka aty politikë dhe brengosje për qytetarë. Njëjtë do të udhëhiqnin edhe njerëzit nga Manxhuri. Aty kemi vetëm interes dhe privilegje”, tha këshilltari i FD Millan Rolloviq.