Mblidhen 30 mijë euro për te ndihmuar blerjen e një parcele afër Medresesë së vajzave në Ulqin

February 12, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Mblidhen 30 mijë euro për te ndihmuar blerjen e një parcele afër Medresesë së vajzave UlqinMbramë në hapësirat e hotel Dolcino është mbajtur takim donatorësh për te ndihmuar blerjen e një parcele afër Medresesë së vajzave, raporton portali i Bashkësisë Islame të Ulqinit – Islam-Ul.com.

Takimin, në të cilin ishin të ftuar afaristët dhe mirëbërësit nga vendi ynë, e hapi kryeimami mr. Ali ef. Bardhi i cili foli për historikun e vakufit dhe rëndësinë e tij në institucionalizimin dhe përpjekjen për të ndertuar infrastrukturë sa më të qëndrueshme të fesë islame në vëndin tonë. Ai mes tjerash foli edhe për mirësitë e vakifëve të cilët lënë vakuf dhe shpërblimët e tij në të dy botët duke lutur Zotin bujar që të shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme të gjithë ata që kontribojnë për të lënë vakuf një tokë a patundshmeri.

Pas tij foli sekretari h. Agim Dragovoja i cili spjegoi kronologjinë e zhvillimit të vakufit në Fushë të Ulqinit ku po ndertohet medreseja dhe ku planifikohet ndertimi i një xhamie madheshtore për të kompletuar kompleksin e një qendre të vertetë islame.

Në fund nga donatorët foli h. Avdo Gorana i cili foli për përspektivën e zhvillimit të qëndrueshëm të Bashkësisë islame në temelimin e vakufit komercial nga i cili mirëmbahet i tërë institucioni.

Arkitekti z. Nermin Hoxha foli për zgjidhjet teknike rreth ndertimit të Medresesë dhe përmbajtjeve tjera përcjellëse të kompleksit në fjalë.

Imami Bajram ef. Hajdari foli disa fjalë emocionale për mirëbërje dhe mirëbërës duke nxitur kështu donatorët për mirëbërje

Afaristët u treguan të gatshëm dhe ndihmuan në mënyrë të begatë Bahskësinë islame për të blerë parcelën në fjalë ku u mblodhen rreth 30 mijë euro.

Parcela në fjalë kushton 70 mijë euro

Zoti i shpërbleftë me të mira.

Mblidhen 30 mijë euro për te ndihmuar blerjen e një parcele afër Medresesë së vajzave Ulqin-1