Draft Rregullorja për dhenien e dekoratave në Statutin e Komunës së Ulqinit – Salaj: Duhen te behen ndryshime

February 13, 2017   | Shtypi / Mediji

Sabri Salaj, këshilltari i ForcësPropozimi që ish ambasadorja e gjermanisë në Mal të Zi Gudrun Shtajnaker të shpallet qytetare nderi e Ulqinit, ka hasur në pengesat e para. Sipas propozuesve nga Partia Socialdemokrate, pengesa kryesore është Partia Demokratike e Socialistëve, zyrtarëve të lartë të së cilës Shtajnaker u ka mohuar përfitime milionëshe në rastin e Kripores, kurse për Këshilli për zgjedhje dhe emërime në Komunën e Ulqinit, problemi është teknik, pasi Statuti i Komunës nuk përcakton kriteret për këtë çështje, kanë thën ato për gazetën “Vijesti”, raporton portali TV Teuta.

Sabri Salaj, këshilltari i Forcës i cili ditë më parë ka dhënë dorëheqjen nga ky këshill, tha për televizionin Teuta se ka filluar një  iniciativë për ndryshimin e Statutit të Ulqinit, ndër të cilat do të jetë edhe ajo për shpalljen e qytetarëve të nderit. Sipas Salaj, me këto ndryshime do të përcaktohen edhe disa norma të tjera të cilat sipas Statutit aktual nuk janë përcaktuar saktësisht. Ai tha se deklaratvisht për këto ndryshime ka marrë përkrahje të gjërë.