Lufta për karrige: PDS-ja nuk i jep “Të mirat detare”

February 13, 2017   | Lajmet / Vijesti, Politika

Koalicija -crne goreGati katër muaj nga zgjedhjet parlamentare akoma nuk janë ndarë funksionet e drejtorëve në organet më të rëndësishme ndërmjet partnerëve të koalicionit, sepse apetitet e anëtareve të partive në pushtet frenojnë marrëveshjen përfundimtare. Në negociatat për ndarjen e funksioneve në veçanti është kontestuese se cili nga subjektet politike do të fitojë vendet e drejtorit në Të mirat detare, Drejtorinë për patundshmëri dhe Aeroportet e Malit të Zi, shkruan “Dan”, raporton portali Ul.info.

Edhe mediet proqeveritare pak kohë më parë kanë publikuar lajmin që kuadrot e Partisë boshnjake në bazë të koalicionit parazgjedhor me PDS-në ka mundësi të marrin funksionet e drejtorëve në ndërmarrjet publike “Të mirat detare” dhe “Parqet nacionale të Malit të Zi”, në kuadër të të cilëve, tash 18 muaj funksionin edhe Kriporja.

Pastaj nga koalicioni “Shqiptarët të vendosur” kanë njoftuar se kanë të drejtë në funksione udhëheqëse në të paktën dy ndërmarrje publike dhe se janë të interesuar që kuadrot e saj të marrin drejtimin e Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare.

Mirëpo, duket që çdo gjë do të mbes siç ishte, gjegjësisht, që PDS-ja nëpërmjet funksionarit të saj Predrag Jellushiq do të menaxhojë këtë ndërmarrje. Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” i mbetet kryetari i Këshillit drejtues, të cilin tash katër vite e mbulon kuadri i Forcës së re demokratike Xhaudet Cakuli, gjersa për Partinë boshnjake do të gjenden vende tjera atraktive të drejtorëve në ndërmarrje publike.