Ministri i pakicave Mehmed Zenka vizitoi KU të Tuzit

February 13, 2017   | Rajoni / Region

Minister-Zenka-TuziMinistri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka, vizitoi KU të Tuzit, me ç’rast bisedoi me kryetarin e pushtetit vendor, Abedin Axhoviq. Pas takimit dhe vizitës që i bëri ministri Zenka Komunës Urbane, me kryetarin e Komunës mbajtën edhe një konferencë për gazetarët. Ministri Zenka theksoi se kjo vizitë shërbeu për bisedën me kryetarin e Komunës por edhe me zyrtarët tjerë me të cilët foli për situatën politike dhe hapat të cilët po i ndërmarrin në realizimin e marrëveshjes së koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, për komunën e plotë të Tuzit, respektivisht Malësisë.

Ndërkaq kryetari i Komunës Urbane të Tuzit dr. Abedin Axhoviq theksoi se përveç temës së cekur, me ministrin Zenka bisedoi edhe për disa aspekte ekonomike e të cilin njëkohësisht e falënderoi për vizitën që i bëri Komunës urbane të Tuzit. Si ministri ashtu edhe kryetari i Komunës së Tuzit u shprehën të kënaqur me këtë vizitë duke theksuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin në të dy fushat e cekura gjatë takimit por edhe në aspektet tjera politike dhe ekonomike për zhvillimin e kësaj Komune Urbane të banuar me shumicën e popullatës shqiptare.

TVCG