Nika: Edhe në ciceronin për kulturë të Malit të Zi mungon Uqini

February 13, 2017   | Opinione

Ciceron per Mal te ZiShkruan Muhamet Nika

Kur rri e mendoj pak , për  oraret  kulturore të programit javor  të marrë SOT,  nga gazeta- shtojca e Vjestit ,   i them vetes ; po a jemi  normal si  njerëz ne në Ulqin?! Pse  në komunën tonë mungon çdo gjë …, pra  mungojnë edhe aktivitetet kulturore  të javës  që zhvillohen në tërë qytetet e Malit të Zi…?!  Athua se kush na  e ka fajin…?!

Prandaj  unë mendoj që ata  të cilët  emëruan drejtorët dhe drejtorin artistik , duhet t’i ndihmojnë  ose t’i kontrollojnë , ose edhe t’i shkarkojnë – të tretë    nuk ka në këtë mes . ..?!

Ose po , të vetë shkarkohen duke shpallur zgjedhjet  e duke i kthyer mandatin popullit…?!

Kujtoj këtu që në kohën time si drejtor,  fjala vjen, pata organizuar 22 ekspozita arti figurativ  që më herët  organizoheshin 2- 3 gjatë tërë  vitit. Kurse për emisionet kulturore  që kohë pas kohe transmeton edhe sot  TV-Teuta të kohës Hajdinaga kryetar komune dhe vet kryetar kuvendi – habitem dhe pyes  që a është e mundur të kem pasur kësi aktiviteti të begatë kulturor.  Si të ishim metropol kulturor e sidomos gjatë verës…?!

Dhe po plotësoj se atëherë  kur isha vet  drejtor kulture – komuna pat ndarë 110 deri në 140 mijë euro dhe hiç më shumë….?!!

Kurse para ardhjes time- komuna jepte vetëm 80 – 90 mijë euro, por kjo  gjendje kulturore aktuale  nuk krahasohet  as me atë kohë…?!

Shih ciceronin javor kulturor dhe argëtim  në Mal të Zi, ku mungon Ulqini

Ciceron per Mal te Zi-1