Nika: Fajtorë për gjendjen në këshillin kombëtar janë vetë ministri Zenka dhe kryetari Gjeka

February 15, 2017   | Opinione

Cungu-Gjeka-ZenkaShkruan Muhamet  Nika

Nuk do të isha  fare  dakord   me konstatimin e ministrit Zenka kur  konteston  legjitimitetin e Genc Nimanbegut  si kryetar i këshillit kombëtar dhe  kuptohet as të  Gjekës    që   deklaroi se bojkoton punën e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) prej momentit kur në krye të tij ndodhet funksionari i lartë i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu….?” Duke shtuar  edhe këtë se veç  ekziston në ligj dhe që do njerëz punojnë atje, por realisht:” KKSH për shqiptarët  nuk  bënë asgjë dhe ai praktikisht nuk ekziston”?!

Të parin e kujtoj  që kur u bënë zgjedhjet  për  këshill  ai as që e angazhoi veten dhe strukturat e partisë për  zgjedhjen e elektorëve sepse ishte i çatrafiluar  nga goditjet e grupit të  Gjekës për pushtet.

Kurse i dyti bashkë me eskadrilën e vet  , ditën  e zgjedhjes  së këshillit kombëtar  qëndroi  tërë ditën në katin e parë të Hotelit  Mediteran duke dhënë instruksione  me nënkryetar. Bile  skuadrilja e tij ditën e mbajtjes së kuvendit  pat   shkuar aq larg me do elektorë “ të tyre”, sa që morën guxim të kobshëm për veten e tyre dhe jo për mua  duke përpiluar  edhe një listë  të emrave   që  duheshin votuar  për  kryesi të këshillit  e ku mungonte  emri im  .

Pra    “frajerat “e Anës Malit me ato mend e tyre “  pa e pyetur Zotin- ma vunë konopin..”?!

E vetë dihet se nuk u çatrafilova   dhe me grupin  tim  të vogël (por me peshë specifike më të madhe) përkrahëm  shumicën e  Forcës  duke i qitur  në kokërr të shpinës   tanë”frajerat “ e Anës së Malit , por edhe ata të lidhjes për nja 4 vjet ?! E nga komuna dolën vet pa i ndihmuar kush….?!

Tjetër,  nuk do të isha dakord  me atë që këshilli nuk po bënë asgjë për shqiptarët  nga ai  më parë sepse  me për pikmëni është duke financuar  atë kalendar të aktiviteteve që këshilli kish më herët.

Ndërsa puna    e  ç’popullimit  të   këshillit  , nga militantët e Gjekës – Anës ë Malit dhe Bardhit – Krajës  nuk është edhe aq humbje.

Por  ajo që më shqetëson mua është fakti i të pa kënaqurve   nga intelektualët  të cilët   u bojkotuan dhe bojkotuan kuvendin zgjedhor  të Këshillit Kombëtar.. Dhe më shqetëson , Nëse është e vërtetë që mjetet e ndara për informim –  Kohën Javore , mbi 100 mijë euro nga KUVENDI I MALIT  TË Z,   të cilat kalojnë në  zhiro llogari të këshillit kombëtarë  bëhen rrush e kumbulla për të dhënë   rroga të administratës së këshillit  e paguar   zyra liderucash..?!

Diçka  nga kjo   që po them kam dëgjuar  vetë dhe disa e thanë këtë si nëpër dhëmbë në kuvendin punues  të  Art Clubit…?!

A ndaj pyesim, athua  se  kjo mund të jetë  edhe shkaku  që së fundmi  është shtuar oreksi  për të marrë komandën e këshilli dhe kontrollin  e mjeteve…?!!   MBASE PO  E MBASE JO..???!!!