Vevey: Mësues Pali nga Ulqini, Migjeni ditëve të sotme në Zvicër – Video

February 15, 2017   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

SHKOLLA SHQIPE NË VEVEY ZVICËRNë kantonin francëz të Zvicrës, që nga viti 1993 funksionon shkolla e gjuhës shqipe për qytetin Vevey,Montre dhe Villnef ,por e keqa e funksionimit të kësaj shkolle është se aktualisht ka humbur interesimi nga pridërit shqiptarë për tju mësuar gjuhën shqipe fëmijëve të tyre, kështu që numëri i nxënësve nga rreth 500 sa ka qenë në fillim sot janë vetëm 12 nxënës që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe edhe pse numëri shqipatarëve emigrant sot është disa fish më i madhë se në kohën kur u hap shkolla shqipe, shkruan Tv Gurra informon Agjencia e Ljameve Flaka.

Pas vitit 1990 e tutje, shkolla shqipe në Kantonin Francez të shtetit helevetik, u shkurorëzua nga e ashtuquajtura shkollë jugosllave dhe u pavarësua e u organizua mbi parimet e shkollës së mirëfilltë kombëtare shqiptare.

Aktivistë të asaj kohe në Zvicër u vendosën në veprim për të hapur shkollën shqipe me qëllimin i cili ngelet që të pengohet asimilimi gjuhësor e kombëtar i moshave të reja të fëmijëve që arritën me shumicë edhe në shtetin zvicëran.
Puna e aktivistëve ishte shumë e rëndësishme dhe specifike. Në këtë drejtim u dalluan mësuesit sepse ata e dinin më së miri se misioni i tyre është i shenjtë dhe i çmuar për situatën.
Shkolla Shqipe me mësim plotësues e arriti kulmin e vet, në Kantonin VAUD, me formimin e Lidhjes së Prindërve Shqiptarë në nivel të kantonit. Iniciativën për këtë nismë e morën dy arsimtarët Miftar Selimi nga fshati Sërbicë i Kërçovës i cili punoj për pesë vite me radhë dhe mësues Musa Pali me origjinë nga Ulqini i cili vazhdoj duke dhënë mësim falas për nxënësit shqipatrë që jetojn në këtë kanton të shtetit zvicëran mbi 15 vite.
Kjo gjë hapi rrugën që shkolla shqipe në këtë kanton të vihet në binarët institucionalë.
Këta mësues kontribuan në mënyra të ndryshme për ecjen përpara të mësimit plotësues dhe aktivitetit të përgjithshëm të shkollës shqipe në këtë kanton.
Por e keqa e kësaj nisme që mbart në vete mision kombëtarë nëse në vitet 1997-2000 kishte 28 klasë në kuadër të 17 shkollave komunale, duke përfshirë këtu 500 nxënës e 13 arsimtarë,sot kur numëri i emigrantëve është akoma më i madhë fatkeqësisht nxënësit në shkollën shqipe janë paksuar, në vetëm vetëm 12 fëmijë, që do të thotë se vetëdija e prindërve shqipatrë në këtë kanton që përfshin qytetet Vevey,Montre dhe Villnef, ndaj detyrimit që kanë për të ruajtur gjuhën shqipe te fëmijët që rrisin sikur ju ka humbur, veprim krejtësisht i pa arsyeshëm e nga i cili përshpejtojn asimilimin e fëmijëve të tyre, pasoja të cilat në radhë të parë do ti mbartin vetë në familjet e tyre këto prindër, për vetë faktin se fëmijët e tyre nesër nuk do të dijn të komunikojn me më të afërmit e familjes në gjuhën amtare, cka ato pra fëmijët  kjo munges kominikimi me të afërmit e tyre do ti largoj tërsisht nga vendlindja por dhe nga familjet e tyre.

Ekipi televizionit Gurra vizitoj një ditë shkollën shqipe në Vevey të Zvicrës ku mësues Musa Pali ishte duke punuar me një grup nxënësish prej katër vetave mes tyre një vajz nga Kërcova apo me origjhin nga fshati Sërbicë e cila ishte Albina Gizha ,Ermira Aziri nga Kumanova, Anisa Shabani e Ardi Cerkini nga Ferizaj,nxënës të cilët edhe pse me vështirësi lexonin  ato të nxitur dhe motivuar nga prindërit e tyre nuk ju mungonte vullneti për të mësuar e kënduar në gjuhën e tyre amtare .

Për këtë  shkollë  kujton që nga themelimi e deri më sot të shkollës shqipe për këtë kanton, mësues Musa Palin i cili gjathashtu është i angazhuar dhe politikisht në partin socialiste,veprimtari nga e cila ka arritur të fitoj në tre manadate për të qenë këshillatrë në kuvendin komunal në qytetin Vevey, pavarsisht se numëri shqiptarëve në këtë qytet me shumicë është nga Kërçova.

Shkolla e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Vevey, Montreux dhe Villeneuve, arsimoi dhe edukoi në frymën kombëtare prej themelimit të saj qindra të rinj e të reja. Në këtë shkollë morën dituri në gjuhën shqipe nxënësit e moshës shkollore por edhe të rriturit  të cilët ishin të interesuar ta mësojnë gjuhën shqipe.Le të shpresojm se kjo kronikë do të trokas mbi ndërgjegjen e prindërve shqiptarë që të dërgojn fëmijët e tyre në shkollën shqipe si një detyrim që kanë për tju mësuar fëmijëve të tyre shkrimin e leximin të shkronjave shqipe, në formë amaneti që kemi ndaj pridërve e tokës të cilës i takojmë./FLAKA.info/

YouTube Preview Image