Banorët e Ulqinit, me pikë të re kufitare me Shqipëri

February 16, 2017   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Mali i Zi së shpejti do të hapë një vendkalim të ri kufitar me Shqipërin. Kalimi i përbashkët do të hapet në Bunë, njofton kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në faqen personale të Facebookut.

Kam kënaqësinë e madhe të konfirmoj se i shumëprituri Plani Hapësinor për territorin e Komunës së Ulqinit u aprovua. Ky është kurorëzimi me sukses i pothuaj një dekade betejash politike, me anë të këtij plani ia dolëm të përmbushim disa prej kërkesave më të rëndësishme të popullit shqiptar në Mal të Zi.

Banorët e Ulqinit, me pikë të re kufitare me Shqipëri

Ky plan mundëson mbrojtjen e ullishtës së Valdanosit si dhe të kripores së Ulqinit e cila do të shndërrohet në një park natyror duke mos lejuar asnjë ndërtim në të ardhmen. Po ashtu ky plan përmbush edhe kërkesën tonë për ta zgjeruar rrugën e Shtojit nga dy në katër korsi dhe për të ndërtuar një pike të re kufitare në Bunë.

Kjo pikë e re kufitare me urën përkatëse do ta afrojë më shumë Ulqinin me Tiranën dhe Prishtinë dhe do ta integrojë ofertën turistike të bregdetit tonë me atë të Velipojës. Ky plan gjithashtu i hap rrugën investimeve serioze të huaja në Ulqin të cilat kanë për të hapur vende të reja pune dhe për të rritur mirëqenien e gjithë qytetarëve tanë.

Banorët e Ulqinit, me pikë të re kufitare me Shqipëri-1

 

1