URA Ulqin: Si media bëhet buletin njoftimi i nje partie

February 16, 2017   | Shoqëria / Društvo

URATë nderuar qytetarë!
Roli i medias në shoqëri dhe tek individi është shumë i madh në shoqërinë e sotme, kështu që media duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë për atë që plason publikut. Fuqia e medias ndër tjerash shfaqet në përcaktimin e axhendës së temave të debatit publik.
Në një shumëllojshmëri të programeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, por dhe më pas, dukek se redaktorët e mediave, saktësisht stacioni televiziv lokal “TV Teuta” nuk kishin asnjë filtër përmes të cilit informacioni duhet të kalonte.
Ajo që ne duam të ndajmë me ju është një dokument që vërteton atë që të gjithë ne pak a shumë e dinim, dhe kjo është ajo se si një parti politike, saktësisht FORCA, kryen politikën editoriale të medias së lartëcekur, duke iu referuar emisioneve më të shikuara, “Kronika”, “Portreti” dhe “Emisioni i mëngjesit” , aq më trishtë bëhet dhe përzgjedhja e filmave dokumentarë që duhen të emitohen.
Nga ky dokument që ne duam të ndajmë me ju është e lehtë të konkludohet se politika editoriale e medias së lartëcekur në periudhen parazgjedhore ishte e njëjtë me programin politik të kësaj partie.
Kjo vetëm tregon se si disa politikanë dhe grupacione politike janë të fokusuar në manipulime me qëllim për ta përmirësuar rejtingun e vet politik, i cili është në rënie e sipër.

URA Ulcinj- Kako medij postaje oglasna tabla jedne stranke