Cungu u takua me përfaqësusit e organizatës italiane Energi ONLUS

February 17, 2017   | Lajmet / Vijesti

Nazif-Cungu-organizata-italiane Energi ONLUSKryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takua me përfaqësusit e organizatës italiane Energi ONLUS të specializuar për përgatitje të EU projekteve. Komuna është pjesë e marrëveshjes të nënshkruar me Provinçën e Leçes në Itali dhe Komunën e Lezhës në Shqipëri për pjesëmarrje të përbashkët në programin e Komisionit Evropian Interreg Mali i Zi – Shqipëri – Itali, i cili do të hapet në fillim të marsit të këtij vitit.

Kryetari Cungu i njoftoj të pranishmit për objektivat dhe planet afatgjate të Komunës, dhe si projekt ide propozoj revitalizimin e ullishtës në Valdanos si park të mbrojtur të natyrës.

Poashtu, në takim si ide të mundëshme u përmendën projektet në fushën e mobilitetit të qytetarëve dhe mbrojtjes të mjedisit.

Nazif-Cungu-organizata-italiane Energi ONLUS-1