Cungu: Urime nga Ulqini për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2017   | Lajmet / Vijesti

Urime nga Ulqini për Ditën e Pavarësisë së KosovësMe rastin e shënimit të 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu ka uruar qytetarët e Kosovës, nëpërmjet rrjetit social Facebook ku ka dërguar mesazhe urime për të gjithë popullin e Kosovës.

Dëshiroj që në emrin tim personal, të qytetarëve të Komunës së Ulqinit dhe të mbarë shqiptarëve të Malit të Zi, të dërgoj urimet më të përzemërta për përvjetorin e 9-të të Republikës së Kosovës. Kjo është një datë e shënuar dhe e shtrenjtë për çdo shqiptar, kudo që jeton sepse për të arritur aty janë bërë shumë sakrifica për dekada me radhë.

Unë i uroj bashkombasit kosovarë për arritjet e mëdha në këto 9 vite pavarësi dhe shpreh bindjen time të plotë, se Kosova do të zhvillohet e forcohet me hapa të shpejtë, thuhet në urimin e kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu në faqen e tijë personale të Facebookut.