Nika: Mua s’ma ndien as për Tv-Teutë të Forcës as për Tv Vjesti të Urës dhe as për informim puplik-rrofshin portalet?!

February 17, 2017   | Opinione

PORTALET NE ULQINShkruan Muhamet Nika

Shyqyr që zbulimi i internetit na e hoqi terrin informativ dhe shyqyr që nuk kemi qeveri të cilat i bllokojnë faqet sociale- të tjerat kollaj.
Në lidhje me komentin për informim , të URËS  në Ulqin që qahet  se : “Si media bëhet buletin njoftimi i një partie”, duke ia hedhur  me këtë  rast fajin TV Teutës ,  dhe  ku  çdo gjë  është e saktë ..,por duhet thënë  për sqarim edhe kjo:

  • A mos është vetë përfaqësuesi i Urës, për Ulqin Dritan Abazi , një prodhim i këtij televizioni nga koha kur ky  ishte zëdhënës i Forcës dhe  si pionier  i informimit në TV Teutë.
  • TV Teuta edhe atëherë ashtu si sot ishte po ashtu nën kontrollin e Forcës- bile në atë kohë përveç tendencës informative  dhe territ informativ e të bunkerizuar i shtohej edhe mungesa profesionale në informim  ,që për momentin nuk mund të themi se mungon.
  • A mos pret ndoshta Ura që prapë si dikur t’i vihen këta të TV –Teutës me kamera nga pas deri para VC-je…?! Punë të cilën sot po ia kryen televizioni Vjesti , që del e hynë në te si në shtëpi të vet .

 

 

  • Po çfarë kemi të themi, për konstatimin e kryeministrit Gjukanoviq gjatë duelit verbal në parlament me  Dritanin të cilin e cilësoi si  prodhim i mafisë mediatike në Mal të Zi?!! E si do të më bindni në të kundërtën?!

Dhe për fund si grup parlamentar që ka 2 këshilltarë në kuvendin komunal, për se nuk mundohet të zgjidhë problemin, duke i ndaluar financimin e pakontrolluar që bënë buxheti publik (xhepi i qytetarëve) TV -Teutës , në emër të shërbimeve informative dhe transmetimit të seancave të kuvendit ?!

Duke mos dashur ta zgjas  po përfundoj me atë se edhe kur qahen këshilltarët se Teuta nuk ka sinjal të mirë transmetimi dhe nuk dëgjohet(sepse vetë e prishin me direktivë..) kryetari i kuvendit haptas deklaron.” Ndashtë kështu duhet sepse ju sdini  çka flitni për  shumë çka  e kjo nuk bënë të digjohet nga qytetarët sepse është më mirë..” ???!!!!!

Mos harroni  deri sa isha kryetar kuvendi nxorëm një vendim kuvendi , për formimin e TV Ulqinit. Po pse pengohet projekti i tillë, kur Gjeka “ bani hall edhe do kamera…”?!

Nuk e di …veç po them  atë që edhe ju e keni dëgjuar në një film humoristik shqiptar : O  nëne o nëne , këtyre  gjithë diç u bëhet , po çfarë u bëhet s’ më kujtohet…?!  O sa inat më vjen…, o sa inat më vjen?!!