Komplot për të vrarë Gjukanoviç? – Video

February 19, 2017   | Anketë / Anketa

The Telegraph-MontenegroBritanikja “The Sunday Telegraph” pretendon se ka zbuluar komplotin rus per te eliminuar kryeministrin e Malit te Zi Milo Gjukanovic dhe per te shkaktuar kaos ne shtetin qe aspiron te behet pjese e NATO-s. Sipas gazetës qe i referohet burimeve te shërbimeve sekrete britanike, atentati i dështuar ishte organizuar nga shërbimet sekretet ruse me mbështetjen dhe bekimin e Moskës për të sabotuar planet e Malit të Zi, për t’u anëtarësuar në NATO, si vendi i 29 i aleancës gjatë kësaj vere. “Komploti malazez i planifikuar për në 16 tetor të vitit të kaluar, ishte shembulli më i fundit flagrant i një fushate gjithnjë e më agresive ruse në politikën perëndimore”, i kanë thënë gazetës “Telegraph”, burime nga qeveria britanike. Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson dhe Sekretari i ri amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, kanë diskutuar këtë çështje javën e kaluar në takimin e tyre kokë më kokë, raporton gazeta. Shërbimet sekrete britanike dhe amerikane, të thirrura për ndihmë nga autoritetet malazeze, për të zbuluar konspiracionin, mendohet se kanë grumbulluar prova të përfshirjes ruse në nivele të larta. Rusia e ka mohuar konspiracionin dhe ka kërkuar nga Britania që të paraqesë prova për një pretendim të tillë.

Vizion Plus

YouTube Preview Image