Në Ulqin u mbajt manifestimi fetar e kulturor “Muhammedi a.s. – Simbol i paqës” – Video

February 19, 2017   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Program fetar-UlqinManifestimi fetar e kulturor “Muhammedi a.s. – Simbol i paqës” që u mbajt të shtunën  në  Qendren per kulture ne Ulqin është një ndër ngjarjet më të rëndësishme që organizohen në komunën e Ulqinit

Të shtunën me 18 shkurt, në Qendrën për kulturë në Ulqin u mbajt program madhështor.

Në sallën, e cila ishte e vogël për të pranuar të gjithë të interesuarit, u organizua nga Bahskësia islame një program i begatë ku moren pjesë dy teologë të shquar të trevave shqiptare: Imam Muhamed Sytari myfti i Shkodrës dhe prof.dr. Metin Izeti.

YouTube Preview Image

Programin e hapi me lexim Kur’ani Egzon Ibrahimi i cili poashtu kënaqi publikun me këndim të ilahive dhe pastaj vazhdun fëmijët e Kopështit të BI me përformansën e tyre.

Kryeimami mr. Ali ef. Bardhi përshendeti tubimin ku ceku rëndësinë e rolin të prezantimit sa më dinjitoz të vlerave islame duke shtuar se qëllimi i këtij organizimi është pikërisht nevoja për të hedhur dritë mbi rolin e Muhammedit a.s. për paqe.

Myftiu i Shkodër Imam Sytari foli për filozofinë e paqës nga këndvështrimi i ajetit kur’anor i cili flet për ‘të bindurit e të Gjithëmëshirshmit’ e që janë ata që në çdo situatë promovojnë paqën bile edhe kur etiketohen apo sulmohen nga njerëzit e ulët.

Myftiu poashtu ngjalli emocione të veçanta detajeve prekëse të jetës së përditshme të Muhammedit a.s. në raport me çdo njeri duke filluar nga moshat më të vogla e deri të armiqtë më të ashpër, ku Muhammedi a.s. me porositë dhe sjelljen e tij fitonte zemrat e atyre që e rrethonin duke i bërë ambasadorë të paqës në viset ku i dërgonte për të përçuar mesazhin islam.

Nga ana tjeter, prof.dr. Metin Izeti beri ne qasje fenomenologjike çeshtjës në fjalë duke përcjellur fenomenin islam që nga Ebu Xhehli si arketip dhe paradigmë e së keqës përballë profetit Muhammed a.s. si bartës i paqës dhe dule vazhduar kështu me historinë u bujshme islame në periudha të ndryshme për të arrirë në kohën tonë deri ne postmodernë ku Islami – në teorinë e Huntingtonit – del në anën e kundërt të paqës ndersa ky prezantim i shoqërisë mbarë njerëzore të ndarë në blloqe nuk është gjendje reale por projekt i financuar nga qëndrat e mëdha të cilat punojnë për ribërjen e rendit të ri botëror.

Bartja reale e paradigmës profetike me parimet shpirtrore, intelektuale dhe morlae në shoqërinë tonë – dhe jo e formës së organizimit shoqëror të shekullit të VII –  dhe në jetën e përditshme do të jetë një zgjidhje e shoqërive muslimane drejt nje sistemi teocentrik – tha mes tjerash dr.Metin Izeti.

Programin e hijeshoi edhe kori i medresesë Mehmed Fatih në Podgoricë me këndimin e ilahive.

Islam-Ul.com

Program fetar-Ulqin-2

Program fetar-Ulqin-3

Program fetar-Ulqin-4

Program fetar-Ulqin-5

Program fetar-Ulqin-6