Deputeti shqiptar në Mal të Zi Luigj Shkreli, tregon si e sulmuan serbët

February 21, 2017   | Shtypi / Mediji

Deputeti shqiptar në Mal të Zi Luigj Shkreli-1Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Luigj Shkrela ka folur rreth sulmit që i është bërë nga ana e deputetëve serbë të Frontit Demokratik, njofton Klan Kosova.

“Pa marrë parasysh që kanë qenë sulme të ashpra të rënda për mua nuk është diçka e re kjo punë pasi kam qenë disa herë i sulmuar nga shumë subjekte”.

“Kësaj here kam qenë i sulmuar si kryetar i Këshillit Administrativ që i kam propozuar kuvendit në bazë të kërkesës të organeve të jurispodencës të Malit të Zi që dy deputetëve të listës serbe të cilët bindshëm promovojnë poltikën e serbisë t’u hiqet imuniteti dhe të ju caktohet paraburgimi”.

“Kam pasur atake direkte pas seancës dhe deputetët serbë më kanë sulmuar verbalisht duke më sharë siç u ka hije atyre”.

“Qëllimi kryesor i tyre ka qenë që të bëjnë ngatërresa në Parlament dhe të thonë që Mali i Zi nuk i ka plotësuar kushtet për NATO”, ka thënë Shkrela në Ballë për Ballë në Klan Kosova.