Nika: Pse sulmohet nga serbët deputeti Luigj Shkreli dhe a u detyrohet atyre me votë për karrierë politike..?!!

February 21, 2017   | Opinione

Bardhi-ShkrelaMuhamet Nika

Jeus- kush ia çelë gropën tjetrit – bie vetë brenda

Duke  folur për Klan Kosova, deputeti Luifgj Shkreli pohon: “Pa marrë parasysh që kanë qenë sulme të ashpra të rënda për mua nuk është diçka e re kjo punë pasi kam qenë disa herë i sulmuar nga shumë subjekte”.dhe vazhdon më tej :” Kësaj here kam qenë i sulmuar si kryetar i Këshillit Administrativ që i kam propozuar kuvendit në bazë të kërkesës të organeve të jurispodencës të Malit të Zi që dy deputetëve të listës serbe të cilët bindshëm promovojnë poltikën e serbisë t’u hiqet imuniteti dhe të ju caktohet paraburgimi”

Historiku i sulmeve publike

Sulmi i pare:

Ky sulm iu bë nga kryetari i LD në MZ, në një emision parazgjedhor të TV –Teutës  kur  u sulmua verbalisht nga Mehmet Bardhi,  pas një akuze të Luigjit që argumentoi, se si  Bardhi,”  ditën rri me DPS dhe në mbrëmje merrej vesh me SNP- serbët dhe se ishte e shkruar   në librin e Bullatoviqit- Rregullat e Heshtjes….?!

E Bardhi   ia ktheu: “ Merre Bullatin e çoje në shtëpinë  tënde more zotni…?!”. Fjala është për marrëveshjet parazgjedhore  presidenciale  të fshehta  të Bardhit me Bullatoviqin  të cilat  provokuan zgjedhjet parlamentare (viti 98)duke avancuar Shkrelin me shokë  si deputet nga lista e DPS-it  në njësinë e dytë shqiptare ndaj partive nacionale.

DPS  atëherë fitoi  , pasi u përsëritën zgjedhjet qëllimisht të anuluara në Tivat.

Ligji i tillë i  jepte  mundësinë DPS-it  të “vjedhë “ herë një apo  dy mandate nga shqiptarët , për të mbetur DPS në qeveri. Dhe po shtoj

unë nuk e di si u pranua derdhja e votës në dy njësitë  , kur dihet se edhe  uji nuk mund të derdhet prej enës së vogël në të madhën sepse nuk e lë shtypja…..?!!

E kush të votonte Lidhjen – Muhamet Nikën në zgjedhjet e përsëritura atje.

Po dhe  sulmi i dytë  lidhet me historikun e të parit?!

Edhe atëherë  ashtu si sot ,  do ti binte që ( një deputet)   i 37  –  të vendos fatin e qeverisë. DPS, frikohej dhe  e dinte që nuk  do të kënaqëshim  duke i përfaqësuar shqiptarët  në ministri vetëm në sofrën e paderave- ashtu si sot, apo me ndonjë  nënkryetar parlamenti që si praktikë   e pa shkruar  deri atëherë u takonte serbëve…?!

Ose  tjetër mandati im ka mundësi të jetë shitur. Bisedohet që edhe sot ata që nuk fituan mandate deputeti  në këto zgjedhje –fitojnë mjete për një deputet. Si u shpikë kjo praktikë nëse nuk dihej më parë….?!

Historia përsëritët?!

Rezultatin e  zgjedhjeve e përpunoi  policia e fshehtë dhe për  çudi – si rezultat patëm dy parë procesverbale  të nënshkruara nga të gjitha partitë në komision zgjedhor republikan – pa përjashtim nga  blloku serb dhe nga vetë Lidhja…?!

PO them se i pashë  vetë me sytë e mijë   në duart e anëtarit të komisionit  të Lidhjes   . Në njërin thuhej se LD kish  dy deputet  e në tjetrin  një.

Bardhi, si parti, për këtë kurrë nuk u ankua me letra veç se me fjalë… , andaj çdo gjë është e qartë …?!!