Jakupi: Cungu do të jetë Kryetari më i keq në historinë e Ulqinit

February 22, 2017   | Politika

Isat-JakupiNë kumtesën për media të lëshuar nga lideri i Partisë Qytetare Shqiptare per Integrime ( PQSHI ) në Ulqin transmetuar portalit informativ Ul.info lidhur me monitorimin e punës së kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungut.

Unë nuk e kuptoj pse arrogancë të tillë në një deklaratë të z.Cungut në qoftë se ne e dimë se ai është kryetari më i keq në historinë e Ulqinit, unë mendoj nga të gjitha kriterët.

Në 2 mandate ai nuk ka bërë asgjë të mirë për qytetin dhe qytetarët, përveç për vete dhe familjen e tij.

Besoni, për mua është nënçmim ta përmend emrin e tij për shkak se ai është përmendur në shumë skandale, dhe të gjithë qytetarëve e din mirë, si dhe zogjtë në degë.

Duhet të themi se ai është përmendur nga ana e partnerit aktual të koalicionit kur ka jetuar në Zvicër, dhe në afera Shas, Parking, Otrantkomerc, Copyright. ..

Disa biznesmenë të afërt me te shkuan në falimentim, siç thonë ata, falë Cungut.

Të gjitha që ju keni bërë është vetëm në favorin tuaj, në krahasim me mua që nga viti 1993 një cent nga politika nuk e kam marrë. Unë gjithmonë para vehtes e kam vënë interesin e qytetarëve dhe jo karrigën e vet. Çdo gjë që kam bërë, kam arritur me djersë të madhe dhe askush nuk më dha asgjë. Dhe gjithmonë humanist, jo si ju “biznesmenë” të pashpirt. Çdo gjë mund të shkatërroni dhe nuk brengoseni fare.

Cungu është në nokdaund të rëndë, dhe z. Dushko Markoviqi i cili e ka vendosur në atë pozitë ja numëron ditët. Sikur të mos ishim unë dhe Partia ime, kush e di se çfarë do të kishte ndodhur deri sot. Sigurisht, nuk më kishin numeruar ditët si juve.

Ti je bërë, te themi simbolikisht, si ai qeni i keq që çon ujkun te vatha me dele, por ke harruar se kur ujku i ha delet do ti vërsulet edhe qenit.

Zoti i ndihmoft qytetin tim dhe qytetarët e Ulqinit nga kryetari më i dobët në histori.