Nika: Duhet të paditet pushteti lokal për diskriminim nacional

February 22, 2017   | Opinione

Muhamet Nika

 Qe pse përnjimend duhet të paditet pushteti lokal  për diskriminim nacional

Sot në Ulqin , mbase edhe nesër…., materiali për kuvend  i sekretariateve shkon pa të keq vetëm  në një gjuhë- Shih dhe krahaso Statutin në fuqi i shkruar shqip dhe  CD-në  e projektit  për  kanalizim …, si  material për këshilltarë i porositur nga sekretariati komunal dhe  i punuara nga dy kompani tjera që shkon vetëm  në një gjuhë-serbe për  miratim!

FLAYERI-DISKRIMINIMI I GJUHESH NE ULQIN

Jashtë Statutit shohim  që  përdorimi i shqipes në administratën  lokale  të  çohet brenda natës …?!

Kujtoj që në një takim  të cilin e patën subjektet politike shqiptare me të huajt i pyetën se  në cilën gjuhë u vinë faturat e telefonit ,rrymës etj. Kupto – shqip e serbisht ?!

Këta pa të keq  shprehen habinë në këtë pyetje të tyre , dhe mbase në vete thanë: Po si të akuzojnë shtetin , kur edhe neve nuk  na  ndien për këtë punë…?!

Andaj kot se Luigj Shkreli kërkon  kohë pas kohe nga sekretarët të flasin shqip, kur kryetari i kuvendit Loro Ndrekiq, pas kësaj vërejtje të dhënë ai” krenohej” me paraqitjen e radhës..” me serbishten e Osmanviqit  me fjalët: ” Da , da – Ti ipak bolje pričaš srpski…“ , sikur donte t ia fuste Lubos, ose  të  vërtetonte  me këtë edhe  atë malazezën , kur na u drejtoheshin „ pričaj srpski da te ratumije ceo svet..“ ?!!

Zot – po ke gjetën  dhe   u takoi të pyesin të huajt në komunë se si na vinë fakturat e shkruara…?!!

Shtoj, si përfundim: Kam  ndjenjën se sot në komunë është kthyer komunizmi , koha ku statuti i Ulqinit  niste  me  nenin një të tijin dhe shkruante se  gjuhët janë të barabarta- por kur Gjylaver Avdiu , kërkoi që materiali i kuvendit të shkojë në dy gjuhë – Soji  po duket i këtyre që janë në pushtet e paditën   dhe e futën në burg…?!!!

O ZOT Ç PO  NDODHË  KËSHTU  ME  NE SOT…?!