Reagon redaksia e TV Teuta, ja e vërteta e akuzave – Video

February 23, 2017   | Shtypi / Mediji

Reagon gazetarja e TV Teuta-LikaTë nderuar shikues të TV Teuta, dëgjues të Radio Teutës dhe lexues të  Portalit dygjuhësor të Radio Televizionit Teuta,

Duke respektuar në pafundësi lojalitetin tuaj ndaj mediumit tonë, për hir të  vërrtetës dhe për hir të punës tonë të përditshme të cilën ne e bëjmë në mënyrë  profesionale për të ofruar informacionet më të sakta dhe objektive në kohë reale, e shohim të arsyeshme që të sjellim një reagim ndaj disa shkresave të cilat këto ditë po paraqiten nëpër kvazi portale dhe rrjete sociale, nga disa subjekte politike dhe grupacione të  vogla të njerëzve me interesa të  caktuara dhe qëllimkëqija.

Stafi i Radio Televizionit  Teuta  në asnjë nga të  gjitha këto publikime nuk e gjen veten të inkuadruar, aq më pak kur është në pyetje dezinformimi partiako-propagandistik ose filtrimi i lajmeve ditore, sepse stafi profesionist i RTV Teuta në  mënyrë objektive, të saktë  dhe  të  gjithanshme i përgatit të  gjitha materjalet të cilat shkojnë në  eter dhe të cilat përbëjnë një programacion 24 orësh me një  përkushtim dhe seriozitet të  punës, duke ju inkuadruar edhe ju të gjithëve si pjesë  e këtyre emisioneve, për dallim nga ju dhe grupi juaj të kvazi intelektualëve, kvazi  gazetarëve dhe kvazi mediumeve të cilët i kontrollojnë mentorët e juaj të cilët tashmë  qytetarët i kanë të njohur.

Ne jemi të vetëdishëm se po afrohet koha e zgjedhjeve lokale dhe na befasojnë  këto sjellje të  secilit nga ju, ku na kërcënoni me një letër  wordi e cila nuk ka të bëjë  me skemen tonë  programore aq me tepër me skemën redaktoriale të emisioneve të  përmendura, të cilat punohen me një  përkushtim profesional  duke inkuadruar mysafirët dhe miqtë e televizionit  të cilët i prezantojnë  opinionit të  gjerë  veprimtaritë  dhe aktivitetet e veta.

Ne nuk lejojmë që dikush të merret me udhëheqjen redaktoriale të mediumeve tona, sepse atë e bëjmë  brenda  televizionit  në  kuadër  të stafit tonë  profesional .  Ju politikan,  aktiv apo pasiv, merruni  me punët e veta dhe me premtimet të cilat ju keni  bërë  qytetarëve, sepse përmes nesh dhe degradimit të RTV Teuta nuk mund të hyni në fushatë. Duhet të merreni  me subjektin e vetë (nese e dini se cilit i takoni),  duhet të tregoni se cilat janë punët që  keni bërë  për këtë  popull gjatë mandatit tuaj, sepse veprat i sjellin votat, e  numri i votave të zgjedhjeve të  fundit si duket  ju ka sjellë në panikë.  Neve punojmë dhe përfitojmë  vetëm e vetëm  nga puna e jonë  e mirëfilltë e cila stafit tonë i sjell përfitime dhe zhvillim mediatik. E pikërisht me këtë  jemi marrë tërë  kohën dhe kemi arritur që  RTV Teuta ta ngrisim në një  institucion serioz dhe të respektuar në mbarë vendin por edhe në  rajon,  duke qen urë lidhëse e shumë mediumeve vendore dhe rajonale.

Prandaj të dashur shikues, dëgjues dhe lexues të informacioneve të RTV Teuta, duam të ndajmë  edhe disa gjëra me ju që ti kuptojnë  të  gjithë  njëherë  e mirë:

  1. RTV Teuta është  medium privat i cili vetëfinansohet vetëm nga mundi dhe puna e shërbimit të marketingut dhe ASESI nga mjetet e qytetarëve apo buxheti i shtetit;
  2. Falë punës dhe angazhimit profesional punonjësit e RTV Teuta çdo muaj marrin paga të rregullta dhe i shlyejmë të gjitha obligimet institucionale, si ndaj punonjësve, ashtu edhe ndaj agjensioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve tjera me të cilat bashkëpunojmë, duke inkuadruar edhe ndërtesën e Kryqit të kuq,  ku aktualisht gjendemi e të cilën e paguajmë cdo muaj(pasi kishit brengosje për objektin).
  3. Mediumi ynë (televizioni, radio dhe portali) i publikon të gjitha informacionet dhe zhvillon intervistat me të gjithë qytetarët nga sferat e ndryshme të jetës, nga kultura, politika, shoqëria, sporti, ekonomia, etj, në dy gjuhë , me theks të veçantë në ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit dhe vlerave kulturore dhe shoqërore të popullit shqiptarë(80% gjuha shqipe, 20% gjuha malazeze), duke mos anashkaluar edhe bashkëqytetarët me të cilët jetojmë  çdo ditë dhe në këtë  mënyrë  krijojmë një harmoni të përgjithshme multikulturale.
  4. Politika redaktuese e emisioneve „Kronika e Ulqinit“, „Portreti“, „Emisioni i mëngjesit“ dhe të gjitha emisioneve tjera që emitohen në programin e RTV Teuta u jep hapësirë të plotë për deklarata, reagime dhe intervista të gjithë qytetarëve, përkatësia ,politike, nacionale apo konfesionale asnjeherë nuk është sjellë në pikëpyetje,  as që janë emisionet tona të një  karakteri të tillë.
  5. Asnjëherë politika redaktuese e mediumeve tona nuk ka nënçmuar apo ofenduar  donjë nga personat politik apo individual, edhe pse kemi pasur obstrukcione të ndryshme për të destabilizuar ecurinë  e zhvillimit të RTV Teuta, por fatmirësisht nuk kanë arritur ta bëjnë, prandaj këto lloj shkrimesh i kemi shumë mirë të njohura dhe nuk na brengosin fare, sepse ne jemi institucion stabil dhe serioz në punën e vetë.
  6. Nëse flasim për fushata zgjedhore, atëherë zotërinj të URA-s dhe ju të PD-së së bashku me bashkëpunëtorët tuaj të interesave të ngushtë, RTV Teuta çdoherë ishte e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, si lokale ashtu edhe shtetërore, duke ju dhënë mundësinë e shprehjes së lirë dhe promovimeve të programeve politike, si partive pozitare ashtu edhe atyre opozitare. Të gjitha subjektet në të njëjtën kohë, në të njëjtën formë dhe me kriteriume të njëjta kanë fituar ofertat tona dhe shërbimet tona ishin të përkushtuara dhe të realizuara pa asnjë  vërejtje nga asnjë subjekt  dhe këtë  do ta vazhdojmë çdoherë.
  7. Ne bëjmë realizimin e programit tonë mediatik, kurse ju duhet të bëni realizimin e programit tuaj politik për të cilin duhet të jepni përgjegjësi ndaj popullit. Kurse për suksesin apo mossuksesin e arritjeve në zgjedhje, ai është problemi  juaj dhe këtë  duhet ta sqaroni me stukturat tuaja jo permes RTV Teuta dhe shkresave degraduese, me të cilat në fakt ju degradoni veten sepse nuk ka të bëjë me ne. Ju duhet të jepni llogari për shpenzimet e mjeteve buxhetore të cilat i merrni çdo muaj, dhe të cilat vijnë nga taksat e qytetarëve. Ne mjetet i fitojmë vetëm përmes shërbimeve të cilat i kryejmë me mund dhe profesionalizëm.
  8. Ju zotërinj të mëdhenj që merreni me gjëra të ulëta, duhet të dëshmoni para popullit se çka keni realizuar për të mirën e këtij populli, cilat janë benefitet e shoqërisë nga ju, sepse ne kemi çfarë të themi. Ne mburremi me punën tonë, sepse miqt tanë janë të gjithë qytetarët e komunës së Ulqinit, por edhe të gjithë miqt e qytetarëve të Komunës së Ulqinit edhe më gjerë. Pra ne jemi afër çdo personi si fizik ashtu edhe juridik, duke i mbështetur dhe ndihmuar në të gjitha rastet: institucionet, OJQ-të, kulturën, sportin, politikën, bashkësitë fetare, organizatat humanitare-bamirëse, veprimtarët e lirë, nxënësit, mësimdhënësit, familjet në nevojë, ndërmarrjet private dhe publike, dhe të gjitha këto për të mirën e përgjithshme, me dyer dhe mikrofon të hapur për të gjithë. Kështu edhe do të mbetemi. Do të bashkëpunojmë me të gjithë ata të  cilët do të veprojnë për të mirën e përgjithshme.

NE E DIME MISIONIN DHE PUNËN TONE,POR JU DUHET TË DINI CILI ËSHTË MISIONI JUAJ DHE  NË CILIN DREJTIM PO JU ÇON BUSOLLA QË KENI PËRPARA!

STAFI I RTV TEUTA

YouTube Preview Image