Pritet rritja e çmimit të ujit dhe kanalizimit për komunën e Ulqinit

February 24, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

FOTO ULQINRritja e çmimit të ujit për pije dhe për shfrytezimin e kanalizimit paraqet një goditje të rëndë për standardin dhe xhepat e varfëruar të qytetarëve të Ulqinit në kohen kur shumica e tyre janë papunë dhe në gjendje të veshtirë ekonomike dhe sociale.

Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit, e cila do të mbahet të mërkurën, me 1 mars, në rend të ditës do të jetë “Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin për korrektimin e çmimit të ujit dhe shërbimeve për shfrytëzimin e kanalizimit të qytetit në zonën e komunës ës Ulqinit”.

Siç mëson Portali Ul-info, parashihet që këto shërbime, për persona fizik të kenë vetëm një tarifë, e jo, si deri tani, dy: veroren dhe dimëroren.

Thuhet që amvisëritë në komunë të Ulqinit në të ardhmen do të paguajnë 1,13 euro për një kubikë ujë, së bashku me shërbimet e llogaritura të kanalizimit, që është rreth 20 për qind më shumë se deri tani.

Përndryshe, kjo ishte kërkesë e këshilluesve të huaj të cilët punojnë në realizimin e projektit të përmirësimit të sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunë të Ulqinit.