Besa dëshmon edhe një herë organizimin e lartë, vazhdon përgatitjet në Ulqin

February 25, 2017   | Sporti / Sport

Besa-UlqinKryesia e klubit të Besës në futsall ka marr vendim që ta dërgojë klubin për përgatitje në Ulqin.

Skuadra ka kryer dy faza përgatitore me trajnerët Adnan Hyseni dhe Afrim Belegu, ku lojtarët me përkushtim të madh kanë stërvitur dy herë në ditë.

Besa udhëton drejt Ulqinit me 26 shkurt ku do të qëndroj deri më 3 mars.

Skuadra pejane beson që me suksese do të mbyllet faza përgatitore që të jetë gati për pjesën e mbetur të kampionatit.

Besa e ka synim titullin e kampionit për edicionin 2016-2017 dhe për këtë ka bërë mjaftë përforcime cilësore. /Telegrafi/