Kjo nuk pritej, kroatët dhe serbët po çmenden pas këngës së Era Istrefit

February 25, 2017   | Lajmet / Vijesti

kroat-serb-era-istrefiKënga e publikuar nga e madhja Era Istrefi, para pak orësh po thyen rekorde në rrjetin e videove Youtube, e cila për më pak se tri orë ka bërë afro 180 mijë shikime, shkruan Gazeta NewBorn.

E krahas shikimeve, kjo këngë ka marr edhe qindra komente. Por disa nga to vlen të theksohen. Është komenti i një kroati i cili me emocione ka shprehur përkrahje për shqiptarët dhe Era Istrefin.

 kroat-serb-era-istrefi-1

E komenti i tij ku shkruan ”Bravo Kosovo, Greating from Kroatia <3”, përveç pëlqimeve që ka marr, ky koment ka marr edhe falënderime nga komentuesit shqiptarë, transmeton Gazeta NewBorn.

Por jo vetëm kaq, nuk është i vetmi ky koment. Është komenti i një komentueses serbe, e cila ka ngjallur reagime pozitive dhe ka e ka vlerësuar këngën e Era Istrefit.

”Muzika është e lidhur me njerëzit, por kjo nuk do të thotë që nëse une jam serbe nuk e dua muzikën shqiptare dhe artistët shqiptarë. Shpërndarje, dashuri dhe respekt të madh për Era Istrefin”, ka komentuar kjo serbe, e cila më pas është percjellur me falënderime për këtë qëndrim, por edhe me komente fyese, përcjellë Gazeta NewBorn.

YouTube Preview Image