FOTO/LAJM Sean Paul do të performojë në ‘Sea Dance Festival’, në Budva

February 26, 2017   | Lajmet / Vijesti

FOTOLAJM Sean Paul -Sea Dance Festival- BudvaSean Paul, më 15 korrik do të performojë në natën finale të edicionit të katërt të festivalit Sea Dance, që mbahet në Budvë të Malit të Zi, shkruan KultPlus.

Kënga e fundit të cilën Sean Paul e solli në bashkëpunim me artisten shqiptare Dua Lipa, e bëri atë edhe më të dashur për kombin shqiptarë. Ndonëse fama për të tashmë nuk është diçka e re sepse ai shënon suksese të mëdha në karrierën e tij, duke qenë kështu fitues i dy çmimeve Grammy dhe katër çmime Mobo, dhe duke shënuar rreth 30 hite ndërkombëtare si “Temperature”, “Get Busy”, “Gimme The Light”, “We Be Burning” e shumë të tjera, kësaj radhe performanca e tij do të jetë shumë më afër adhuruesve shqiptarë.

Sean Paul, më 15 korrik do të performojë në natën finale të edicionit të katërt të festivalit Sea Dance, që mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Përveç Sean Paul, në Sea Dance këtë vit do të performojnë edhe hip-hop trio Bad Copy dhe tandemi Who See. Biletat për Sea Dance Festival, që mbahet në Plazhin Jaz të Budvës më 13 deri më 15 korrik, tashmë janë në shitje, madje me një çmim promovues.

Ekipi EXIT do të bashkohet me katër festivale në rajon, me një emër të unifikuar “EXIT Summer of Love 2017”. I pari është Sea Star, që mbahet më 26 dhe 27 maj në Umag, pastaj festivali Revolution në Timishoara të Rumanisë më 2 dhe 3 qershor dhe menjëherë më pas festivali EXIT nga 6 deri 9 korrik, i ndjekur nga edicionin i katërt i Sea Dance Festival nga 13 deri 15 korrik. /KultPlus.com

http://www.seadancefestival.me/en

YouTube Preview Image