Fillim i mbarë i sezonit të parë të garave për Klubin e karatesë “Ulqini”

February 27, 2017   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Karate Club Ulqini-Ulcinj Montenegro-Mimoza-CUPKLUBI I KARATESË “ULQINI” MË I MIRI – I PARI NË RENDITJEN E PËRGJITHSHME

Klubi i karatesë “Ulqini” fillon sezonin e parë të garave në vitin 2017 plot sukses. Më 25.02.2017 mori pjesë në turneun e 20-të tradicional të karatesë “Kupa e Mimozës” në Herceg Novi, në të cilin morën pjesë 29 klube nga 4 shtete: Bosna Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe klube nga Mali i Zi me mbi 430 garues.

KK “Ulqini” nga 29 klube pjesëmarrëse, në bazë të pikëve të mbledhura, u rendit i pari në renditjen e përgjithshme. Garuesit e KK “Ulqini” arritën të kurorëzohen me 32 medalje: 13 të arta, 12 të argjendta, 7 të bronzta dhe me një kupë për vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Klubi ynë në këtë garë mori pjesë me 24 garues dhe përsëri vërtetuam që edhe këtë vit mundemi të rrimë krah për krah me më të mirët – shprehet i kënaqur për rezultatet e arritura të garuesve të vet kryetrajneri Kujtim Sukaliqi.

Nga radhët e Klubit të karatesë “Ulqini” me prezentimin e tyre të shkëlqyeshëm në këtë Turne u veçua ekipi i të rinjve i gjeneratës 2007, në përbërje Riad Tafa, Simon Simonoviq dhe Adis Demiri, të cilët ishin dukshëm më të mirë se kundërshtarët e vet, duke e vërtetuar edhe njëherë që meritojnë të quhen ekipi i artë.

Këta garues arritën të kurorëzohen me nga disa medalje në disiplinat individuale dhe ekipore: Aleks Simonoviq, Yllëza Rama,Vuk Ojdaniq, Agron Lulgjuraj, Andrej Ojdaniq, Simon Simonoviq, Adis Demiri, Riad Tafa, Aldin Buliq, Vesko Ojdaniq, Hantije Ibroçi, Elvir Islami, Albert Ruoviq, Marko Daboviq, Allmir Hajdari, Adnan Kuqi dhe Ridvan Xhurreta.