Nika: Partitë shqiptare në Mal të Zi : Të ndjekin ata të Maqedonisë para se të shkojnë në …?!!

February 27, 2017   | Opinione

partit-shqiptare-ulqinShkruan Muhamet Nika

Vazhdim II

( koha është shpatë nëse ti nuk e pret, të pret ajo ty- profeti Muhamed. A.s.)

Duhet  ta pranojmë  që  pas  zgjedhjeve  parlamentare në këto dy shtete ,  i  ra që shqiptarët  të jenë  faktor  stabilizimi (Maqedoni) dhe destabilizimi –  Mal të Zi….?! Themi këtë se marrëdhëniet  e popullsisë maqedonase  e  shqiptare   nuk kanë qenë kurrë më në nivel  të mirë,  për dallim të atyre  malazezo shqiptare   që  janë sot – në aspektin politikë..?!!

Ka pasur edhe kohë  shumë më të vështira – por  rrallë na është sharë  nëna si sot në parlament dhe as gjë  as kujt…?! Por të hyjmë aty ku duam të dalim:

Derisa  në këto zgjedhje …, që në start – shqiptarët , si opozitë – pa kushte përkrahen  DPS-in – pakicë,  duke e sjellë përsëri në pushtet, atje (Maqedoni) fillimisht   shqiptarët përkrah ën  pozitën  e Grujevskit shumicë me bisedime  dhe  kur  nuk iu plotësuan  kushtet  i nisën  bisedimet me opozitë.

Kjo ishte edhe kusht me Marrëveshjen e Ohrit pas konfliktit maqedonas  me shqiptarë.

Si duket Marrëveshja  e Ohrit , filloi të japë rezultatet  e veta   edhe pse nuk besohej në te. Në esencë  marrëveshja atëherë  parashihte barazinë e gjuhëve , çka Grujevski e shkeli?!.

Këta “ tanët..”,  jo që vepruan të kundërtën , por  edhe e shantazhuan  shumicën malazeze  në komision  zgjedhor –  për mes falsifikimit të dokumentave – siç pohohet.

Pra po del  se  janë të kapur “ me presh në dorë..”?! .Ata  manipuluan  me besim tonin….?!  Bënë shumicën   pakicë –  partitë opozitare -serbo malazeze  e  na futen   me siguri edhe  ne   në qullë?!

Si të veprohet?!

Realitet i pashmangshëm dhe bindës për qëndrimin tonë,  është fakti  që   ne shqiptarët, as kë nuk mund të bindim dhe as na takon  të bindim, pra as   të huajt  e as Naton, që qeverinë  dhe shtetin   malazez e  duam edhe më shumë se vetë malazezët-  indipendistët, psh Krivokapiqi  etj.

Sipas meje-  Mjerë ai popull që nuk mund të vendosë për vete , në rrokopujat e historisë  si shkak i  mungesës së  vizionit dhe guximit. Asesi  nuk besoj që  malazezët janë  të ngjashëm  me ne shqiptarët dhe që nuk mund të  vendosin vet  pa  një ndërhyrje nga jashtë . E aq  më pakë nuk mendoj se  s’ bëjnë  atë  edhe  pa ndihmën tonë. ..?!

E  jona është të përkrahim ashtu  sa ata na përkrahin , por kuptohet duke mos  i  lejuar  të  kenë  marrëveshje   të  fshehta udbashash  , për grabitje mandatesh   herë njëri e herë tjetri të shqiptarëve-    prapa shpinës  së votuesit shqiptarë…?!

EDHE  DPS –i  E SHKELI   MARRËVESHJEN  E VITIT 1996 DUKE MOS  E AVANSUAR  ATË?!!

Por , pyesim: a e dinë  dhe a e ka parë atë ministri – nënkryetari i Kuvendit dhe kryetari i Këshillit kombëtar – betohem që jo dhe  me kusht  të vënies  së kokës  në cung para sopatës?!!!

Kujtoi  se në  kohën time  patëm  nënshkruar  një marrëveshje për  minimumin e parimeve demokratike , me pozitën dhe opozitën  serbo- malazeze e nëse këtë DPS- e shkeli bashkë  me opozitën duke nisur  që nga  ligji zgjedhor etj-  por edhe me fajin  e deputetëve shqiptarë, atëherë pse  të mos  nisen bisedimet me opozitën malazeze  për të  përmirësuar   pozitën?!

Në kohën  time   edhe pse merrnim  pjesë  në këshillat drejtuese  dhe trupat punuese të DPS-it në kuvend ,  përkundrejt  opozitës  serbo  malazeze  që bojkotonte parlamentin  ,disa muaj punuam në mënyrë paralele,  deri sa nuk prodhuam  krizë   parlamentare dhe përçarje të DPS-it ?!!!

Unë mendoj  se ngjashëm  duhet të veprojnë edhe sot – Pse të  çohen tensionet  për zënka me fjalë dhe  me kumtesa- nuk  ta  kuptoj.

Vetëm na shqiptarët  në Mal të Zi, kam bindjen  që  në politikë, jemi  bërë  robër të sendimentit(shurrës) – testamentit (amanetit nacional ), po si rezultat edhe të  rendimentit  të ulët  politikë që është përplot hile dyfytyrësi  dhe shterpë ..?!!

Vazhdon  III:

 Si  DPS- i nuk kish besë në Mua për deputet  që do i përkrahte qeverinë dhe  bënë Ujdi për   pushtet  me Zharko Rakçeviqin (SDP)- sot  Ura  pasi ma vodhën   gjithë  së bashku  , mandatin në zgjedhjet 98…?!!