Cungu: Solidarizohem me Ramushin Haradinaj

March 2, 2017   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Nazif Cungu-Solidarizohem me Ramushin HaradinajKryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu ka reaguar pas vendimit të autoriteteve franceze për shtyrjen e vendimit përfundimtar për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet faqes së  “Facebookut”, ai tha se solidarizohet me kreun e AAK-së duke i siguruar se të gjithë janë pranë tij.

Postimi i plotë i Nazif Cungut:

Zvarritja e mëtutjeshme e vendimit për ish-kryeministrin e Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, është e pakuptueshme dhe indinjuese. Aktakuzat për të cilat ai është ndaluar, janë hedhur poshtë nga Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi prandaj është e papranueshme që të merren akoma në konsideratë. Ne shprehim keqardhjen dhe solidaritetin tonë për Z. Haradinaj dhe të afërmit e tij duke pritur me padurim që padrejtësia që po i bëhet të marrë fund sa më shpejt, thuhet në faqen e tijë personale te Facebookut.