Kapen 66 kg kanabis në pikën kufitare Hanin e Hotit

March 3, 2017   | Bota

Kapen 66 kg kanabis në Hanin e HotitDroga tentohej të kalonte në kufirin me Malin e Zi

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 66 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në  pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Kontrolli i policisë u ndërmor pas informacioneve se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Policia gjeti dhe sekuestruan 4 çanta me kanabis, ndërkohe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit vijon operacionin nga toka dhe ajri për parandalimin e kultivimit te bimëve narkotike. Kontrollet janë shtritë ne të gjitha zonat, ku vitet e fundit janë kultivuar bime kanabis sativa./21Media