Medalje bronzi për Bilal Krajën në “Manifestimin XIV ndërkombëtar i kultivuesve të ullirit në Split 2017”

March 3, 2017   | Reportazh / Reportaža

Bilal Kraja-goldendropofulcinjBilal Kraja fitoi medaljen e bronztë në manifestimin tradicional “Manifestimi XIV ndërkombëtar i kultivuesve të ullirit 2017”, që ditë më parë u mbajt në Split, raporton portali TV Teuta.

“Unë patjetër që jam i kënaqur me çmimin që kam marrë në Manifestimin e ullishtarëve, dhe prodhuesëve të vajit të ullirit në Split, sepse ka qenë një konurrencë e madhe mbi 500 veta,por unë kam pritur çmim më të lartë meqenëse vjelja dhe përpunimi i ullirit bëhet në mënyrën më bashkohore,si dhe cilësia e frytit ka qenë në nivel.

Si duket gjatë transportit deri në Split , nga temperaturat ekstreme vaji është ngrirë dhe ka humbur pak në kualitet, por gjithsesi që ky çmim më gëzon dhe më nderon” shprehet për televizionin Teuta,  Bilal Kraja . Kraja ishte i vetmi ullishtarë nga Mali i Zi që ka mori pjesë në këtë manifestim.