Mogerini në Facebook: Ballkani është vet Evropa

March 3, 2017   | Politika

Mogerini Facebook MontenegroShefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini shpjegon me një status në fejsbuk qëllimin e vizitës në Ballkan, duke e cilësuar atë si një rajon strategjik në Ëvropë.

Mogerini shpjegon, itinerarin e vizitave në rajon, duke vlerësuar ndër të tjerash pozitivisht Malin e Zi për arritjet që ka bërë këto vitet e fundit dhe pjesëmarrjen e tij së shpejti në familjen e madhe të  Nato-s.

Po ashtu ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një zgjerim të Bashkimit Evropian, por, për një bashkim të Ballkanit, sepse Ballkani është vetë Evropa dhe në këto 60 vjet histori kemi kuptuar se duke punuar së bashku është shumë herë më mirë se të luftosh, ka përfunduar mesazhin e saj në fejsbuk Federika Mogehrini.

ALSAT

F.Mogherini;  Dialogu konstruktiv, vendimtar  për të ardhmen e Malit të Zi

Rruga drejtë anëtarësimin në UE nuk është e lehtë, por dialogu konstruktiv politikë është vendimtarë për të ardhmen e Malit të Zi , për demokracinë e tij dhe prosperitetin e qytetarëve, ka theksuar përfaqësuesja e lartë e UE për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini.

Ajo këtë e ka theksuar në përgjigjen në letrën e deputetit të FD Nebojsha Medojeviq, në të cilën kjo aleancë politike ka protestuar për shkak të vendimit të Mogerinit, që gjatë vizitës së sajë në Mal të Zi, të mos takohet me përfaqësuesit e opozitës.

Ajo ka përkujtuar se gjatë fjalimit në parlament ka theksuar se përkrahja Integrimeve Evropiane, i tejkalon qëndrimet partiake dhe se rruga drejtë anëtarësimit në UE duhet të shërbej si motivim i fortë që të tejkalohen të gjitha mospajtimet politike gjë që është e natyrshme në demokraci.

Ajo ka theksuar se i vjen keq për faktin se deputetet e FD nuk ishin prezent në Kuvend dhe se nuk është shfrytëzuar rasti për një shkëmbim konstruktiv të mendimeve. Ajo ka vërtetuar se është e kënaqur që ndan qëllim të njëjtë- lufta për demokraci, për sundim të ligjit dhe respektimi i të drejtave njerëzore.

Këto janë vlera kyçe të UE dhe unë e përshëndes qëndrimin tuaj ndaj idealeve të njëjta.

Mogerini ka theksuar se shpreson se dialogu do të vazhdojë në periudhën që vjen.

TVCG