URA: Taksat e reja, koalicioni po e çonë Ulqinin drejt greminës

March 3, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Predsjednik OO Gradjanskog pokreta URA UlcinjKumtesa për opinion e Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA Ulqin.

Në mungesë të vizionit elementar dhe strategjisë së veprimit në interes publik, pushteti lokal vazhdon me goditje në xhepin e qytetarëve, raporton portali Ul.info.

Mbasi që menjëherë pas marrjes së pushtetit kanë rritur tatimin në patundshmëri dhe taksën e banimit, tani na ofrojnë “zgjidhjen” e dytë, gjegjësisht rritjen e çmimit të ujit dhe të mbeturinave komunale, pa asnjëfarë paralajmërimi dhe shpjegimi zyrtar!?

Por, nuk ka vend për habi, sepse apetitet e koalicionit të madh janë me të vërtetë të mëdha.

Në vend që të punohet në përmirësimin e pagesës dhe zgjerimin e evidencës së shfrytëzuesve në mënyrë që të gjithë të paguajnë detyrimet e tyre, ne kemi situatë të kundërt. Në këtë mënyrë, ato që rregullisht paguajnë detyrimet në të ardhmen do të paguajnë më shumë në mënyrë që mbulohet ai grup i cili shmang pagesën e detyrimeve të veta ose është jashtë evidencave.

Po ashtu, ky hap paraqet goditje ndaj sipërmarrësve të vegjël, për të cilët, siç duket, askush nga pushteti nuk ka sens.

Prandaj me “hedhjen e adutëve” në Parlamentin komunal tentohet të mbulohen këto veprime jopopullore të drejtuesve të Ulqinit të cilët, në këtë mënyrë dëshmojnë se janë nxënës të mirë të pushtetit qendror i cili i ka instaluar në pushtet në Ulqin.