Cungu priti në takim Gjurkoviqin dhe Mima Karaxhiqin

March 6, 2017   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazi Cungu Gjurkoviqin -Milan Mima KaraxhicKryetari Cungu priti sot përfaqësuesin e Visionteam Dragan Gjurkoviq dhe aktorin e mirenjohur Milan Mima Karaxhiq që realizuan filmin “Perla e Bunës” i cili momentalisht po çfaqet në kinematë e rajonit. Në takim kryetari Cungu i përgezoi të pranishmit për punën që po bëjnë dhe u falenderoi për promovimin që ky film po i bën qytetit të Ulqinit.

Në takim u diskutuan projektet e ardhshme në lidhje me realizimin e nje seriali me të njëjtin emër dhe mundësinë e bashkëpunimit më intenziv në periudhën e ardhshme ku komuna e Ulqinit së bashku me të gjitha ndermarrjet publike do vazhdojnë të ndihmojnë realizuesit në realizim të projektit.

Te pranishmit u dakorduan që të nisen procedurat zyrtare që ky projekt të marrë përkrahjen maksimale nga subjektet private dhe ato publike.