Nika: Për anketën anti korrupcion që po bëhet në Ulqin

March 6, 2017   | Opinione

ulqin-anketaDeri sa ne themi  qe ujku, tjetri thotë   “KQYRI GJURMËT…”?!!

Shkruan Muhamet Nika

Tash më  është e ditur  se me  shembjen  e komunizmit  u formuan shumë subjekte politike që erdhën në qeverisje , por e keqja e tyre shihej se ishte  mungesa  e  kontrollit të pushtetit nga sektori civil që mungonte. Kështu  i binte  që  në këtë mes, kishim vetëm përpjekjet deklarative  të opozitës për të kontrolluar sa më mirë punën e tij.

Por edhe  opozitës  kur i buzëqeshte  fati e   vinte në pushtet, vazhdonte të ndiqte praktikat e këqija të privatizimit të funksionit që çonte  doemos    direkt në korrupsion.

Perëndimoret ishin të shqetësuar për këtë , andaj  u përkujdesën  përmes fondeve të ndryshme të financonin  formimin e sektorit  jo qeveritar për të kontrolluar pushtetin.

Por shpejt u hetua se rezultati  i formimit të  sektorit të tillë    ishte i pjesshëm, sepse shoqatat e formuara  ishin të etura  për përfitime  dhe vetëm formalisht u angazhuan ,ose një pjesë e tyre , u formuan “ me hile” edhe nga vetë partia në pushtet. Kështu që të dy krahët, shumë shpejtë  filluan dhe degjeneruan materialisht duke u vetë korruptuar . Madje pas  krijimit –  shoqatat  nuk  e kishin të huaj as  edhe  shantazhin e pushtetit para të huajve-  pasi arrinin të siguronin informacion   për  pushtetarë të  korruptuar të sistemit.

Atyre  u kërkonin madje edhe para  për të heshtur problemet dhe aferat të cilat  zbuloheshin rastësisht ose edhe benifite tjera …?!

Ngjashëm ngjau dhe  po ngjet edhe këtu tek ne në Ulqin.. E  këtij rreziku mund t’i  nënshtrohen  edhe ata  të cilët me vullnet shumë të mirë po hedhin nënshkrimin për një projekt anti korrupsion  që ka nisur të bëhet në Ulqin këtyre ditëve nga i cili dihet se kush përfiton- organizatori që ka  fituar projektin.

Andaj na takon për hise të shohim , në për faqet e do  portaleve  të  reflektojnë  edhe  do  persona   që luftojnë  korrupsionin dhe   bëjnë zhurmë  sa për të realizuar  e arsyetuar  marrjen e mjeteve    anti korrupsion …?!

ÇFARË  ËSHËT KORRUPSIONI  NË  KËTO  SITUATA ?!

Korrupsioni  në këto situata  i bie të jetë  sipas asaj që thonë:

–  Kur “ me  letra  të projektit  je në rregull – por  puna (mjetet për shpenzim rreth  projektit, nuk janë bërë në masën e treguar.

Le të marrim  së fundmi ,si shembull i punëve formale  këtë që thuhet në “Kumtesën  për opinion e Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA Ulqin.”( Këtu  nuk po flasim për përdorimin korruptues të shkronjës  së madhe  në secilin vend sipas “ pravo-pisit” serbisht( në të gjitha rastet) sepse nuk është diçka e re ?!  Ku shohim  thuhet edhe kjo : Në mungesë të vizionit elementar dhe strategjisë së veprimit në interes publik, pushteti lokal vazhdon me goditje në xhepin e qytetarëve, raporton portali Ul.info.

Po si rri puna  për shembull  e korrupsionit  me  rritjen e  çmimit të ujit si taksë komunale e që mbet e pa thënë?!

Ura la  pa thënë  edhe lëshimet e  pushtetit  që janë edhe cenim  i të drejtës  kushtetuese nga Komunalja, si më poshtë-kuptohet jo pa qëllim:

  • Komuna deri me ardhjen e këtij kryetari të parlamentit , nuk e kish të nxjerrë vendimin kushtetues  që komuna obligohet   të furnizojë me ujë  vendbanimet fshatare që u bë së fundmi në kuvend.
  • E pse  u bë  është çështje shumë e diskutueshme mu tashti kjo pikë – ne  dyshojmë  me prapavijë  manipulimi të investimesh nga kreditë e huaja të marra për komunale e  për të cilat vlejnë  benifite kur bëhen në zonat fshatare….?!!! Sipas praktikës  evropiane , në këto raste  kredia zbutet- mbase..?!  Për këtë pyesim përse nuk u përfshinë në vendim zonat që nuk kanë ujë të pijshëm-  për shembull fshatrat e  L. të  Kravarit…?!
  • Të gjitha pagesat e çmimit të ujit , sipas neve-  pas kohës së Mehmet  Bardhit si kryetar  komune  janë të pa ligjshme sepse nuk u pyet kuvendi për rritjen e çmimit të ujit,  si kësaj radhe. Fjala është për periudhën 1996- 2016…?!! SHIH  SA PARET U PAGUAN NË MËNYRË TË PA LIGJSHME TË UJIT NGA KJO KOHË?!
  • Por edhe ky çmim  çalon sepse nuk pati diskutim publik – organizim tribunash e tj..?!!
  • Pasi kuvendi kryen edhe funksion kontrollues , PSE nuk  kërkoi që  nëse është e saktë  sasia e ujit që komunalja i pagoi Voda Comit dhe  në se kishte apo  ka –  orë kontrolluese  për matjen e ujit që hynë në Ulqin dhe që Voda Comi  thotë se e harxhuam…?!
  • A mos ka këtu hapësirë që në emër të humbjeve – qytetarët të paguajnë edhe ujin e pa shpenzuar e si është e siguruar hedhja e syrit nga blerësi i ujit në “kandarin” orëmatësin e Vodakomit?!
  • Po kur është fjala për vete, a i lejojmë vetes të paguajmë pa shikuar KANTARIN …?! Mendoj se jo.
  • Tjetër – A mos është  e kyçur në rrjetin e ujësjellësit të Ulqinit edhe Deponia Sanitare etj. pasi orëmatësi i  ujit që niset për  Ulqin gjendet  në territorin e komunës së Tivarit ku është Sanitaria?! Nëse gaboi , kërkoj falje publike.
  • Kush duhet të ftohet në përgjegjësi nga komunalja në se nuk ka fare orëmatës pës ujin e blerë, para se të hyj në basenin e Malit  të Bardhë?!
  • A mos thotë kjo që edhe bllokada e  paradokohshme  që iu bë komunës nga pranimi i borxhit për ujë meriton hetim
  • . Këtu çështjet nuk mjaftojnë  me arsyetimin se  nënshkrimi u hodh pa prezencën e drejtorit  dhe  që doli – pasi ia  e kish të  ndaluar të flas shqip me kryetarin e vet.  KËTU NUK ËSHTË  FJALA  PËR SHQIP APO  SERBISHT  por për hesape ..?!
  • A e ka të qartë drejtori dhe a e  ka dëgjuar për rastin   që Voda Comi , u kish shitur do komunave edhe ujin e pa shfrytëzuar  dhe  mund të kenë nisur proces gjyqësor  , pasi ata kanë vënë orë kontrolluese të veten
  • A e din pushteti lokal se kur lexohet gjendja e orëve të cekura duhet të  formohen  komisione mikse nga organet punë drejtues të ndërmarrjeve , që së bashku  lexojnë gjendjen. Po kjo nuk është e vetmja  punë e pagesave korruptuese  që bëhen në komunë, andaj pyesim
  • Po kush nga komuna e lexon gjendjen e energjisë elektrike të paguar për ndriçim publik në komunë  etj .etj  por edhe këtu s’merr “dreqi vesht” se sa paguajmë me taksat tona
  • Shpresoj se këta të anketës do ta kenë parasysh  gjithë këtë që theksuam  në programin e punës së paralajmëruar  nga ne për  anti korrupsion – vetëm brenda një pike të rendit të ditës….?!

Pra  deri sa të tjerët, flasin për  gjurmët e korrupsionit  , le të shohin  në fillim vetë  ujkun…, po  iu mbajti …?

Kurse vet vazhdoj të shoh për sherr do  ëndrra  të këqija –   se si  padis tek të huajt  – pa pare  , por nga qejfi te evropianët – kuptohet  bashkë me OJQ-të ?!