Performance e bukur e Rock Grupit “Ivana & Rock Trio” në Tiranë

March 7, 2017   | Lajmet / Vijesti

Performance e bukur e Rock Grupit -Ivana & Rock Trio- Tirana-2Grupi i muzikës rock “Ivana & Rock Trio”  që u themelua në vitet e 2008 për të bërë vetëm 9 vjet muzikë së bashku, u riktheu ë një koncert madhështor në Tiranë, njofton antari i grupit Valon Mehmeti.

Performance e bukur e Rock Grupit -Ivana & Rock Trio- Tirana-1

Me 4 dhe 5 mars ishin në Tirana Rock Cafe në Tiranë së bashku me antarët tjerë të grupit, Nebojsha Djukanovic, Ivana Jankovic, Valon Mehmeti dhe Besim Mehmeti nga Ulqini, ku  performouan përpara publikut të Shqipërisë.

Për grupin e muzikës rock “Ivana & Rock Trio ” nuk është hera e parë që mban koncert në Tirana Rock Cafe .

Ato kanë performuar në shumë vende të veçanta gjatë karrierës, por edhe në Tiran ka mjaft interesim për koncertin tonë në Tirana Rock Cafe  ka thënë rokeri Valon Mehmeti.

Prezencë e madhe e të rinjve e veçmas e vajzave të bukura, janë elemente që e përcjellin jetën e natës në Tiran.

YouTube Preview Image