Kapen mbi 37 kg Cannabis në kufirin Muriqan – Sukobinë

March 8, 2017   | Rajoni / Region

Cantat me drogë do shkonin në Mal të ZiArrestimi – Çantat me drogë do shkonin në Mal të Zi, kapen në Muriqan

Plot 37 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis sativa është sekuestruar  në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe në orët e para të mëngjesit të 7 marsit 2017.

Një person që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi. Shërbimet e Policisë Kufitare  janë vënë në ndjekje të tij ku  nga krehja e zonës përreth  u bë e mundur kapja dhe  arrestimi  i personit të dyshuar, Lorenc Rushaj, 23 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe.

Po gjatë kontrollit  u gjetën dy çanta ku brenda tyre kishte 35 pako me peshë  rreth  37 kg lëndë narkotike Cannabis sativa.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 1 i Kodit Penal.

ORA NEWS

Dorge-ne-Makine-2