Nika: Një lajm që futë hutinë për kuvend, ose: kah dhëndri hanë e pinë – kah vajza gjë nuk dinë…?!!

March 8, 2017   | Opinione

  Muhamet-NikaShkruan Muhamet Nika

Këto që po them i di si dëshmitar – përkthyes simultan i këtyre tonëve në kuvend që nuk marrin vesht – naški – bashki  dhe flasin   vetëm “burrashki” …”?!!

Një lajmë  që të futë hutinë  është  edhe ky i Samir Adrovićit- gazetar i Vjestit, në të cilin  thuhet  se” Odbornici ulcinjskog parlamenta rekli “da” zaduženju od 650.000 € za parking servisa…”?! Që shqip ka kuptimin : Këshiltarët e  Parlamentit  të Ulqinit thanë “po” për borxhin e 650.000 € për shërbimin e parkimit …?!

Lajmi  nuk është fare i saktë  edhe pse dikujt i nevojitet që të thuhet kështu ose  nuk po e përjashtojmë mundësinë të jetë një lajthitje.  E nga kjo është e saktë që  me vendim kuvendi vetëm 10 mijë euro  nga kredia e cekur mund të  merren për parking  e jo më tepër..?!

Po a ekziston mundësia që nga ky grumbull i parave që hyjnë në këtë kohë të keqpërdoren nga krimi i organizuar  sipas skemave  si më parë  ….,?! Ne themi se po..!

Pse  ka rrezik keqpërdorimi  i   kredisë

 

Një pjesë e këtyre mjeteve  , ka mundësi të përfundojnë ngjashëm  mbi bazën e do vendimeve  të pavlefshme- ništavne ugovore,  të nënshkruara nga komuna- pa autorizim të kuvendit me Voda Com ,  për ujin që shet komunalja ?! Kuptohet me lejen e ekzekutuesit publik dhe me“ izen të komunës“ që  hoqi nga arka e komunës mbi  100 mijë euro në pikë të janarit  në emër të borxhit inekzistent  të komunales- pra edhe vetë rrogat e punëtorëve duke rrezikuar edhe vetë planin e sanimit  për të cilin është garant qeveria. Sipas planit të sanimit- komuna në këtë kohë nuk guxon të ketë 4 rroga brenda … ?!

  Me këtë veprim  të përmbaruesit u shkel  ligji.

Ndërsa thuhet  se veç ka arritur  edhe një borxh prej 100 mijë eurosh për realizim – gjithashtu nga kontrata të pa vlefshme e për të clën sekretari për buxhet e financa – mund të ketë dhënë lejen  e jeshile , që të realizohet pa shlyer rrogat e punëtorëve e të mos flasim për obligimet tjera ndaj tyre, të cilën gazetarët dhe portalet kanë frikë edhe ta përmendin shumën se sa është- Pra edhe këta  më senzacionistët të anketës antikorrupsion – si më trimat….?! Por për këtë një herë tjetër..?!

Komuna- ekzekutivi, sipas neve ka faj , në këtë mes  , sepse  nuk  shkëputë kontratat e këtilla  të një anshme dhe të pa ligjshme.

Për fund  nuk ka  pikë dyshimi  që edhe kësaj here – mund të ngjasë sipas asaj që bëjnë ata të cilët sipas besimit bëjnë jetë paralele me ne – Xhindët,  dhe që dalin në udhëkryq të pareve (natën) e thonë: “ Një për mu një për ty , një për ate  për te ty”?!