Vildana Dibra Zhubi ka nje mesazh per ty File Shurdha Dibra

March 8, 2017   | Shtypi / Mediji
File Shurdha Dibra Ëndërr të shoh,duart t’i ledhatoj

File Shurdha Dibra, e lindur me 1923,një ndër vajzat e para shqiptare në Mal të Zi që jep mësim dhe lexim shumë grave Ulqinake .Mësohej nëpër shtëpi atëherë ,sepse ende nuk lejohej që varzat të shkollohen.Shkollë shqipe as nuk kishte fare bile. Qirilicën e kishte në shkollë,por Filja,nana jeme e mëson me shumë vullnet shkrimin dhe leximin në gjuhë shqipe.
Sa herë tregonte që I vinte vështirë dhe nuk ndjehej mirë si vajza e vetme në mesin e malazezeve,por gjyshi im tepër kishte pas dëshirë që vajza e ti ma e vogla të shkollohet,dhe merr çertifikatën për 8 vite të kryera me 1935..Nuk ish lehtë fare atherë për një shqiptare,ishte guxim dhe vullnet shumë i madh.
E hek edhe ferexhen dhe është inicijatore që edhe shumë shqiptare tjera ngjyrën e zezë e zavendësojnë me ngjyra shumë ma të çelta dhe ma të bukura.Ishte aktiviste në kryesinë e frontit antifashist të grave. Dekorohet me  medalen e syrmit nga Presidenti ish Jugosllavisë Josip Broz Tito .
Ishte bija e Ibrahim Shurdhës dhe ishin 4 motra dhe tri varza të axhave ,Mejremja(Resulbegu),Sofije (Hasanaga)Fahrije (Milla), File (Dibra),Nurije (Milla),Fatime (Resulbegu)Vehibe (Murati).
Kapetanet e familjes Shurdha , bijat e Gjeranave. E kishin kushrinin Toufik Shurdha që e dinin si vëllaun e tyre.
Sa me mall i kujtoj bisedat e tyne , at zotnillyk të rrallë që e kishin. Pa sa t’mira ishin .Secila dallohej me karakterin e vet por të përbashkët e kishin fisnikrinë . Festa 8 Marsit,m’i kujton lulet që kurr nuk kam harru t’i sjell për nanën time. Ah gëzimi sajë , sa mirë I vinte.
Si çdo nanë edhe ajo na këshillonte gjithê kohën.E atëherë sa m’u dukshin të kota këshillat.

“M’shika në sy moj kur të flasë me ty ” më thoshte ,dhe sa herë m’kujtohet qeshi me vehten time.
Dy këshillat që çdo herë më kanë përcjellë ishin,e para ” mos pyetni pse-hin e askujt, ka shumë herë që arsyea nuk mund të tregohet.
Dhe e dyta thoshte:
“Zemrën nuk mund ta kontrolloni çdo herë, shpesh ju bie rasti mos t’ju pëlqej dikush apo diçka, por gojën mund t’a kontrolloni çdo herë, ne jemi i zoti fjalës që e qesim nga goja. Mos me randu me fjalë askend.

Nanë , mësuese, gru, motër , shoqe…
Mburrem me ty File Shurdha Dibra . Të kujtojmë me plot mall ty dhe tezet e mija që i kam dasht shumë.
Urime 8 Marsi gjithë nanave, dhe grave nëpër botë!

Vildanadibrazhubi.com