Nika: Bravo Luigj – edhe pse mori Nishan, Shkreli nuk ia bëri bam..?!!

March 9, 2017   | Opinione

Bujar-Nishani-viziton-Ulqinin-Fatmir-Gjeka-2Shkruan Muhamet Nika

Pasi  kuvendi i Ulqinit  kërkoi  të tërhiqet  propozimi për dekorim të presidentit Bujar Nishani- nga Nazif Cungu, si qytetarë nderi i Ulqinit,  për  arsye procedure , përsëri sot  deri sa po votohej miratimi i vendimit për dekorata pati huti dhe shqetësime të ndryshme në mesin e këshilltarëve të Forcës .

“…Mirë që nxirret ky vendim  për nderim të personaliteteve të  dalluara – dihet  për ke  e nga kush dhe pse përgatitet  për  Ditë të  Ulqinit- mirë që bëhet kjo  – por  a ka nevojë  për një kërkesë  paraprake të pranimit  dhe pëlqimit të dekoratës  dhe nëse duhet të shkohet  në diskutim publikë para se ta  votojmë si këshilltarë e ta kemi gati   për 2 apo 3 javë …”, cekën ata – Luigj Shkreli…?!

Ndërsa ky i fundit  shtoi edhe këtë  se  “ ka pas respekt   që bashkë me gjithë të tjerët, të fotografohet me Thçin dhe Ramën ,  Ditën e Ulqinit  kur u bë dekorimi  në Kuvend . E tash për të mos ndodhë kjo dilemë  propozoj të shkohet në diskutim publik para se të votohet …”?!

Por kjo si duket  futi huti të  këshilltarët e Forcës të cilët presin me padurim aktin e dekorimit të Nishanit.

Si duket  u pa që ata  i druheshin propozimit të Shkrelit rreth diskutimit publik  si zvarritje  të qëllimtë?!  Shqetësimi  u bë edhe më i madh , kur Kryetari Ndrekiq , kërkoi   zbërthim edhe më  të thuktë e respektim të ligjit , duke shtuar  : “…. Kemi  kondicion të flasim dhe mundëna  të flasim për këtë punë-  deri në mesnatë e të presim për këtë jo vetëm 2 javë  a tri , apo   tre  muaj  po edhe  6 vjet”….,  nëse kërkohet?!

Pas kësaj unë  e pranoj që  shkova dhe  i thashë në vesh Luigjit  me   të timen  : “ se nëse  e zvarrisni , unë do të shkruaj në portal, nesër  që : “ Luigj Shkreli  e la Nishanin  pa Nishan..”?!

Kjo si duket e nxiti atë të reflektojë  dhe   propozoi heqjen  e propozimit për diskutim publik  duke thënë   publikisht në foltore  se këtë e bënë që të mos keqkuptohet nesër  nëse  ndodhë  e kundërta duke përsëritur edhe një herë fjalët e mia në foltore.

 Si e pritëm  Nishanin  në Ulqin dhe ku pranoi të takohet  me shqiptarët ?!

 Bujar Nishani  viziton Ulqinin

Pse thua  Nishani , përzgjodhi  t’i mbledhë krerët politikë  shqiptarë fillimisht  te ky varr në Ulqin….?! Jo po për këtë edhe vetë do ta kisha dekoruar- potez i qëlluar..?!! Po këta disa  edhe sikur…, jo spo e them…?!!

Ka mbetur e regjistruar  në kujtesën time se në vizitën e parë  paraprake  të presidentit  Nishani në Ulqin, ai kish preferuar  që vetëm në largim nga qytetit  i Ulqinit, të kthejë sa për një kafe në  komunë  te kryetari Gjeka  dhe mundësisht  jo në katin e tretë..?!

Për këtë  pritja  iu bë  gjatë largimit në sallën e kurorëzimeve të komunës ,  – pasi ishte kthyer  nga takimi me politikanët  sipas protokollit të paraparë  me  këshillin  kombëtarë  te Varri i Ymer Prizrenit në Mëhallë të Re…?! O , BO –BO,  PËR NE…?!

Një pritje shumë domethënëse . Ai kështu ,  fillimisht  del se  përzgjodhi të takohej  me një të vdekur në Ulqin…,dhe  u takua  me politikë vetëm  në sallën e kurorëzimeve – ku merren edhe certifikatat e të vdekurve…?!!

Kjo është shqetësuese …, por  edhe Rama  në fjalimin e tij ditën e dekorimit , tha se “ nuk  kam ardhur këtu për  punë të asaj këngës – mka shku mendja me u feju e me marr një ulqinake..”

Shyqyr  që na e tha vetë se edhe këtij …, hoj për  të gjallë , hoj për të vdekur-   ne i fusim  në sallën e kurorëzimeve ….?!!

Vërtetë janë nderë e shkuar nderës…?!! Bravo  Luigj..?!