Promovim i vlerave unike të Ulqinit

March 10, 2017   | Lajmet / Vijesti

Perla e Bunës-Biser Bojane-Ulqin-Ulcinj Gjekë Gjonaj

Dashamirët e  kinematografisë  të Ulqinit     javën që lamë pasë mbushën përplotë sallën e Qendrës Kulturore të këtij qyteti  për të parë   premierën e  filmit  për qytetin e tyre. Vlerat historike, turistike dhe trashëgimia kulturore e zonës së Ulqinit u prezantuan  nëpërmjet  shfaqjes filmike   “ Perla e Bunës”,  me autorë vëllezërit  Millan dhe Millutin Karaxhiq.

Kjo komedi romantike bashkëkohore si synim parësor kishte pikërisht promovimin dhe publikimin e vlerave të përmendura që mbart Ulqini në shërbim të njohjes dhe të informimit të  mijëra shikuesve që do ta ndjekin këtë film në Mal të Zi, në shtetet e rjonit dhe më gjerë. Që në minutat e parë  fitoi simpatinë e atyre që e panë.  Filmi disa herë gjatë shfaqjes  u shoqërua  me ovacione e duartrokitje të të gjithë  njerëzve që ishin ngritur në këmbë në këtë mbrëmje të mrekullueshme, një gjë që ndodhë rrallë  në  evente të kësaj natyre në Ulqin.

Çdo pjesë e filmit shkëlqeu. Muzika e përzgjedhur  me sens.   Kuadrot atraktive. Xhirimet interesante, ku spikaten  në mënyrën më të bukur të mundshme bukuritë e paprekura natyrore të Malit të Zi, të cilat  në radhë të parë vërehen  në peizazhet e Adës në Bunë, Plazhit të Madh, Liqenit të Shkodrës dhe Kalasë së Ulqint. I gjithë ky konglomeratë    përbën një mozaik të  destinacioneve më atraktive të Malit të Zi, të cilat gjthësesi do t’ia ngrisin  imazhin  shtetit   të parë ekologjik si destinacion i bukur turistik në rajon dhe në Evropë.

Veçmas duhet veçuar kuadrot atraktive dhe interpretimet brilante të  aktorëve të mirënjohur Minja Karaxhiq, Andrija Millosheviq, Mlladen Neleviq, Sllaven Doshllo, Vanja Nenadiq, Hristina Popoviq, Mira Banjac, Dubravka Rashkiq… Në mesin e  tyre edhe sprovat e arritura të tre  aktorëve të rinjë nga Ulqini dhe i gjthë stafi tjetër. Ata   me humorin e  tyre  entuziasmuan  dhe kënaqën  të gjithë publikun, si askushn tjetër para tyre deri  në ditët e sotme në Ulqin.

Përmes pamjeve vizive mahnitëse  publiku i pranishëm gjatë dy orëve mori si të thuash një terapi shpirtërore, e cila  i “qetësoi” nga brengat dhe problemet e ditës. I mbushi me gaz. Me gëzim. Me hare.  Me ngacmim. Me energji pozitive Me ndjenja   për ta shijuar atë mrekulli që e ka krijuar natyra në bregdetin e Ulqinit.

Kam përshtypjen e plotë se kjo komedi romantike,  respektivisht kjo melodramë,  është një reklamë e shkëlqyer për  Ulqinin, e cila përmes atmosferës, fotografisë , muzikës dhe aktrimit ringjallën  frymën e  jetës  në  këtë pjesë të  Mesdheut  Jugor.

Autorët e këtij filmi, vëllezërit Minja dhe Millan Kraxhiq,   krijuan një mundësi të madhe për të treguar se sa e bukur dhe unike është bukuria natyrore e Ulqinit dhe  trashëgimia e tij kulturore.  Ulqinakët, këtyre artistëve, tashmë adhurues të Ulqinit dhe miq të denjë e të dëshmuar të këtij qyteti,  duhet t’u jenë mirënjohës. Mbase   askush deri në ditët tona nuk mendoj se ka bërë diçka të ngjashme e me kaq vlerë  se sa ata për këtë qytet të lashtë shqiptar.  Edhe unë dua t’i falenderoj. Faleminderit shumë

YouTube Preview Image