Në Ulqin hapet ekspozita e bibliotekës së Kadiut Hysejn Mujali

March 11, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Në Ulqin hapet ekspozita e bibliotekës së Kadiut Hysejn Mujali-1Mbrëmë në Galerinë e Qendrës për kulture u mbajt ekspozita e bibliotekës së kadiut ulqinak Hysejn ef. Mujalit.

Mes pasardhësve të tij, si dhume shumë figurave publike e dashamirëve të tjerë, Mexhlisi i Bashkësisë islame në Ulqin në bashkëpunim me Institutin Junus Emre në Podgoricë, u fol për biografinë e kadiut si dhe për bibliotekën e tij.

Pas përshendetjës nga reisi Rifat ef. Fejziq, ministri i te drejtave të njeriu dhe pakicave z. Mehmet Zenka, drejtori i Junus Emre në Podgoricë doc.dr.Xhihan Ozdemir, folën panelistët mr. Behlul Kanaqi, mr. Ali Bardhi, dr. Ruzhdi Ushaku dhe advokat Sami Misherri.

Të pranishmit kishin mundësinë të shihnin mbi pesëdhjetë libra e dorëshkrime të përzgjedhura nga biblioteka e begatë e kadiut Hysejn Mujali.

Edhe familjarët pasardhës të kadiut përshendetën të pranishmit që me praninë e tyre nderuan kujtimin e kadiut të fundit të Ulqinit Hysejn Mujalin.

Bashkesia Islame – Ulqin

 

Kadi Hysein MUJALI nga Ismet Karamanaga

Kadi Hysein MUJALI
Mbrëmë në Qendrën për Kulturë të Ulqinit, Bashkësia islame e Ulqinit, Instituti “Junuz Emre” nga Turqia dhe familja Mujali, organizuan një tubim përkujtimor të dedikuar Kadi Hysein MUJALIT, kësaj figure markante të fesë dhe të kulturës tone. Njëkohësisht është organizuar edhe ekspozita e një pjesë të bibliotekës e cila gjendet ke trashëgimtarët e tij.
Ishte ky një tubim madhshtor, një mbrëmje e paharruar për të gjithë ato të cilët ishin të pranishëm. Për jetën dhe veprën e madhe të këtij mësuasi, imami dhe në fund edhe Kadisë të fundit të Ulqinit, folën Ali Bardhi, Behlyl Kanaqi, Mustaf Canka, Ruzhdi Ushaku, dhe Sami MIsheri.
Tubimin e përshëndetën edhe rejsi i Bashësisë islame në Mal të Zi Rifat Fejziq si edhe Ministri për drejtat të pakicave z. Mehmet Zenka.
Gjeneratat e sotme nuk kanë shumë njohuri për personalitet siç ka qenë Kadi Mujali. Prandaj, tubime përkujtimorë siç ishte edhe ky mbrëmë, janë të mirëpritur dhe për të lavdruar.
Veç disa informata për Kadi Mujalin. Kadiu ka qenë një njëri I jashtëzakonshëm. Ka studiuar në Stamboll, ka folur shumë gjuhë, ndërmjet tjerash ka folur dhe ka shkruar në gjuhën shqipe, malazeze, turke, arabe dhe ate persijane. Ka qenë patriot dhe atëdhetar, pavarësisht se ka pasur mundësi të punojë dhe të ngritet edhe më lartë në piramidën e Mbretërsë Osmane, ai i kthehet Ulqinit dhe vendlindjes, dhe këtu edhe ndrron jetë në vitin 1940.
Kadi Hysein MUJALI, ishte shok i ngushtë më gjyshin tim Mulla Ismail Karamanagën,( hoxha i Verdhë), gjithashtu, bashkohor edhe me Ali RIZA ULQINAKUN, figurën më markante dhe më të njohur të kultures dhe të fesë tone. Të gjithë këto imam dhe njerëz të pendës dhe të arsimit janë dalluar, dhe ishin të veçantë .
Fakti se të gjithë këto personalitete kanë qenë bashkohor, dhe kanë jetuar dhe vepruar në të njajtën kohë, koha kur Ulqini ka qenë në një shkalë të lartë ekonomike, me një populate të madhe dhe më mbi 200 duqane, tregon qartë pozitën dhe kulturën e qytetit tone.
Kadi Mujali ka arsimuar shumë gjenerata, siç kanë qenë më vonë imamët dhe hafizat më të njohur të Ulqinit Hamid Buzuku dhe Hasan Mavriqi.
Dhe në fund dua të citoj Mustafë CANKËN njërin ndër ligjeruasit e kësaj mbrëmje përkujtimore: “ Kur përmendet emiri i këtij gjiganti shpirtëror, poetit unik dhe bilbilit të dashurisë, çdo besimtarit të vërtet i luan zemra. Paqja qoftë mbi ate njëri të shenjtë”
Këtij mendimi i bashkangjitem edhe unë. Inshalla shpirti I tij gjen prehje në Xhehnet, ku padyshim e ka vendin një njëri i madh siç ka qenë Kadi MUJALI
Prandaj, jam i mendimit se është mire që personazhet siç ka qenë Kadi MUJALI ti shënojmë dhe të mos i harrojmë. Është mire që edhe gjeneratat e sotme të njoftohen me këta njerëz të cilët e kanë shënuar qytetn tone, kulturën dhe fenë tone në shekullin e kaluar.

Ismet Karamanaga Facebook