Hapet tenderi për ndërtimin e rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Ulqinit

March 13, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Komuna Ulqinit planifikon RrethrrotulliminPas publikimit të lajmit “Rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Ulqinit” para tre muajsh të paralajmeruara nga portali TV Teuta sot ky lajmë u bë realitet. Pas insistimit të organeve komunale, dhe sipas  projektit të buxhetit për vitin 2017, Komuna e Ulqinit planifikoi që në vend të udhëkryqit me semaforë që është aktualisht në qendër të qytetit të ndërtojë rrethrrotullim modern, për të cilin janë planifikuar mjetet në masën prej 310.000 eurove.

Komuna e Ulqinit ka shpallur tender për punimet  në rrethrrotullimin në qendër të qytetit të Ulqinit, i cili ka vlerën e 310.000 eurove.

Informacione më të hollësishme për këtë prokurim mund të gjenden në faqen zyrtare www.ujn.gov.me.

Rrethrrotullimi do të përmirësojë qarkullimin në trafik si dhe shtohet hapsirë e cila do të shërbejë si shetitore në ketë aksë rrugorë.