Nika: Pse thua afera Vikiliks nuk e “Drmati “ Ulqinin?!

March 13, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

wikileaks_nika_ulqinShkruan Muhamet Nika

Kam hetuar  që  gjithë herë, kur bëra përpjekje  për të rinovuar  LD – në  pastaj punën e kuvendit komunal   në aspektin e respektimit të statutit si gjithë bota  e duke  korrigjuar do praktika të këqija të sjelljes  së pushtetit   te  të gjitha formacioneve  në Ulqin, nga gojët e liga ekzistonin do shpifje nga “miqtë”  dhe  armiqtë  e mijë , pra edhe andej ka  nuk e prisje?!!Pati  edhe kërcënime…?!!

Mbaj mend që ka pasur  edhe përpjekje tjera për të  bërë luftimin e këtyre dukurive- për shembull  i ndjeri  Bajram Rexha , kryetar i Udsh-së,  pat  lënë  me  shkrim fakte dhe argumente  komprometuese   në duar të  disa vetave  e për të cilët  , ata që  i bënë  botimin e dëshmive të tija me një donator që ish edhe  nxënës i tij –Sabahet Duraku(mjek  në Holandë), na patën  thënë “ se  tash , për arsye që dihet” – që vetëm ata i ditën…, u la , që  vepra e Bajramit të jepet   e plotësuar në një kohë më të vonë- Kur të dalë dielli e të nxehet dita…?!

Por  kjo  që u tha nuk ndodhi kurrë. Po duket  bashkë me shkrimet  e Bajramit- paskan shkuar  në varr edhe ata që i ruajtën deri vonë – kuptohet se  doemos që nuk vdiqën të gjithë “ dhe as që ranë dëshmorë.. në luftën e Kosovës”.

Thjeshtë  bënë diç  sa për të thënë…?! Dhe nuk mendoj që donatori të jetë tërhequr.

Akuzat për shkatërruesit  e subjekteve shqiptare vazhdojnë edhe sot?!

Pasi edhe sot  gjinden armiq të tillë , ”me detyra.. nga xhaxhi ..” dhe pasi edhe vetë një kohë të gjatë u mora nga këndi im me gazetari hulumtuese  të cilat për momentin i përfunduam në dy vëllime – me titull-  Mëkate të Harruara  dhen – Pa limit , kurse  me kusht  edhe shkrimet e Bajramit   përfunduan  keq…,   po  i kujtoj të gjithë  që Afera  Vikiliks  e cila kishte dokumentacione sekrete të Cias amerikane , në një kapitull të vetin sjellë edhe emrat  e spiunëve  shqiptarë( edhe të përndjekur politikë), e të cilët paskan shërbyer në policinë e fshehtë  jugosllave duke paditur bashkëkombësit e vetë….?! E duke na e pirë gjakun për punë paletash…?!

Aty mund të gjeni  të gjithë emrat  e bashkëpunëtorëve  dhe informatorëve  të shqiptarëve   në Ulqin  që po duket  , punuan  dhe punojnë në mënyrë perfide  kundër interesave shqiptare- partive shqiptare në Mal të Zi. Andaj çdo akuzë se ky apo ai” është spiunë dhe është i shtyrë nga shteti …,” sikur nuk pi ujë nëse nuk figuron në listën spiunëve  të publikuar  për të gjithë  e hapur  në faqet  e internetit.

Unë  nuk po e sjell  për këtë adresën, por gjejeni vetë që të mos dalë  se po u bëjë  një demaskim. ..?!

Dielli nuk mbulohet me shoshë…?!!

Kurse për veten time e vlerësoj se ky- shkrim, mbase do të jetë shkrimi i fundit në faqen Lajme nga Ulqini i cili shpërndau  pa pagesë  2000 faqe  tekste të shkruara që presin botim.

E shkrimet tjera , kuptohet se do vazhdojnë  por nuk do jenë të botuara.

Falënderojmë  të gjithë ata  që na përkrahen  ose  shpërndanë shkrimet  e këtilla. Për të qenë edhe ata dëshmi e kësaj kohe-   si përkrahës  në  fejzbuk  do të botohen- pas çdo shkrimi  në  librat e përmendur.

Tashti  shkrimet e radhës  do të jenë  nga etno kultura,  me titull : Fotoalbum  onomastik turistik për Ulqinin dhe Shasin  si histori ndryshe….?!!! Shkrimet kanë për qëllim , të jenë kundër gjithë propagandës  qëllim keqe  e cila tenton të ngulitet me marifet “ në shtëpinë tonë të gjelbër..”?!!