Canka: Pa media të lira, lulëzon korrupsioni

March 14, 2017   | Shtypi / Mediji

Ulqin info kunder  korupcionitM.Canka: PA MEDIE TË LIRA NUK KA SUKSES NË LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT

Në vendet në të cilët nuk punojnë institucionet ose ato janë shumë të dobëta, ku patriotizmi pasqyrohet me heshtje për korrupsion në vend që ai problem të zgjidhet, ku korrupsioni është fenomen i familjarizuar, mediet e lira dhe gazetaria hulumtuese janë mbrojtja e fundit e demokracisë.

Prandaj në shoqëritë demokratike hapur flitet për korrupsion, ndërsa mediet janë aleatë të fuqishëm të shtetit në luftë kundër tij. Pa ato as shoqëria civile, e as shteti nuk kanë asnjëfarë mundësie në këtë luftë të vështirë.

Sa janë ato të rëndësishëm në proces, tregon edhe fakti që pikërisht mediet janë një nga sferat kryesore të hulumtimit të Transparency International, organizatës e cila merret me matjen e indeksit të korrupsionit në shtetet përgjatë botës.

Që të merren me korrupsion, është e nevojshme që mediet të kenë vetëdije për interesin publik, gjë që shpesh nuk ndodh. Përveç kësaj, nevojitet pavarësia e tyre ekonomike, puna e papenguar, respektimi i kodeksit profesional, aftësia dhe siguria ekzistenciale e gazetarëve.

Përveç tërë këtyre problemeve, nëpërmjet medieve janë zbuluar në këtë vend afera të shumta. Në parim, qytetarët kanë besim tek gazetarët, gjë që vërtetohet me gatishmërinë që me ato të bisedohet për korrupsionin dhe shpesh të ju dorëzohet dokumentacioni që posedojnë.

Duhet thënë se kjo gati gjithmonë ndodh në rastet kur qytetarët janë të rrezikuar personalisht ose kur një gjë e tillë i pengon interesit të tyre personal. Kur, për shembull, fëmija i tyre nuk arriti të punësohet në konkurs ose kur i ndërtohet ndërtesa në distancë një metër nga dritarja.

Patjetër, ekziston kufiri deri ku mediet mund të veprojnë. Ato vështirë mund të shkojnë më tej nga raportimi ose thirrja publike e institucioneve që të punojnë punën e tyre,  e atëherë pritet reagimi i prokurorisë.

Kjo padyshim është e rëndësishme, sepse para opinionit përmenden përgjegjësit, që, po ashtu, është mënyrë indirekte e edukimit të qytetarëve.

Sidoqoftë, me denoncim të vazhdueshëm për dëmtueshmërinë  e korrupsionit, me përcjelljen e veprimit në rastet konkrete dhe me publikimin e raporteve, krijohet sistemi i cili në mënyrë graduale duhet të sjellë zvogëlimin e shkallës së korruptivitetit të shoqërisë dhe institucioneve. Roli i medieve në këtë proces është i pazëvendësueshëm. (Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë këndvështrimet dhe mendimet e BE-së dhe të pjesëmarrësve në projekt.)/Ul.info/

Ulqin-info-kunder-korupcionit-1