Raport per Ballkan: Investitorët nuk vijnë se s’ka drejtësi

March 14, 2017   | Ekonomia / Ekonomija
Friends of Europe“Pa besimin te sundimi i ligjit, investitorët e huaj do të ngurrojnë që të investojnë”. Kështu thuhet në raportin e hartuar për Ballkanin Perëndimor sa i përket ndërlidhjes me Bashkimin Europian të realizuar nga “Friends of Europe”.

Në këtë dokument thuhet se për vendet e Ballkanit Perëndimor integrimi në BE do të jetë një proces më i gjatë dhe më i vështirë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit edhe pse do të shoqërohet me aspekte pozitive siçështë anëtarësimi, modernizimi i ekonomive, qeverisjeve dhe shoqërisë.

Sipas raportit, tre duhet të jenë aspektet ku duhet të fokusohen gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. E para. e që ka të bëjë më shumë me qeverinë ka të bëjë me reformën në Drejtësi dhe te institucionet qeverisëse, raporton Monitor. Mungesa e të cilave, thuhet në raport, “bizneset e huaja do të ngurronin të investonin”.

Në këtë dokument thuhet se biznesi ka nevojë për lidhje më të mirë të transportit, për përmirësim të IT-së, gjë e cila do të përmirësonte ndërlidhjen mes vendeve të Ballkanit, do të rriste vendet e punës te të rinjtë, të cilët vuajnë normën e lartë të papunësisë. Edukimi, thuhet në raport duhet të jetë një tjetër prioritet për t’u mundësuar të rinjve aftësimin, si dhe të angazhohen më shumë në ekonominë globale.

Monitor