Nimanbegu takon Ministrin Abdullah Hotin, ja çfarë biseduan

March 17, 2017   | Politika, Rajoni / Region

Nimanbegu takon Ministrin Abdullah HotinNënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu e pranoi sot Ministrin e financave të Republikës së Kosovës, Abdullah Hotin, raporton portali Radio Rozhaje.me.

U shpreh kënaqësia e dyanshme me zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, qeverive dhe parlamenteve, që janë shumë të mira dhe u shqyrtuan mundësitë e përmirësimit të mëtutjeshëm.

Nënkryetari Nimanbegu e njoftoi ministrin Hoti me gjendjen në skenën politike në Mal të Zi, me përparimin në procesin e integrimeve evropiane, e posaçërisht në lidhje me integrimet në NATO. Përkushtimi ndaj sundimit të së drejtës dhe gatishmëria që ta marrin përgjegjësinë për këto integrime, para së gjitha për të mirën e të gjithë qytetarëve është qëllim i çdo politike të përgjegjshme.

Gjithashtu, ambasadori u njoftua me kërkesat shumëvjeçare të shqiptarëve në Mal të Zi, rreth definimit përfundimtar të statusit të komunës së Tuzit, lidhur me kthimin e pronave (në Valdanos) dhe me gjendjen në kriporen e Ulqinit, me përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në institucionet e sistemit dhe me hapat për arritjen e këtij qëllimi.

Veçanërisht u theksua rëndësia e aksit të ri rrugor Podgoricë – Plavë-Guci – Deçan, të cilin të d<y palët e vlerësojnë si tejet të rëndësishëm.

Ministri Hoti e njoftoi Nënkryetarin me zhvillimin e situatës rreth demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, si dhe me situatën aktuale në shtet.