Kryeimami Ali ef.Bardhi priti në takim zv.kryetarin e organizatës Turke TIKA

March 18, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Ali Bardhi priti ne takim Ali Masken -Tika-UlqinKryeimami i Ulqinit mr. Ali Bardhi realizoi takim me zv.kryetarin e përgjithshëm të Agjencisë qeveritare turke TIKA për Mal të Zi, Ali Masken, raporton portali i Bashkësis Islame te Ulqinit, Islam-Ul.com.

Sot në vizitë në Ulqin qëndroi zv. kryetari i TIKA-s z. Ali Masken.

Ali Masken është zv.kryetar i përgjithshëm e TIKA-s me seli në Ankara të Turqisë. Ai gjatë vizitës në Mal të Zi vizitoi Ulqinin ku u prit nga kryeimami mr. Ali ef. Bardhi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryeimami i Ulqinit mr. Bardhi e njoftoi me punën e Bashkësisë islame dhe projektet e realizuara dhe ato që janë në vazhdim e sipër.

Nga ana tjetër z. Masken duke u falenderuar foli për nevojën e bashkëpunimit ndermjet dy vëndëve dhe premtoi se do të qendrojë pranë Bashkësisë islame për të realizuar nevojat dhe projektet e veta në të mirë të vendit.

Duke folur para imamëvë dhe udheheqsisë së Mexhlisit të Bashkësisë islame në Ulqin të cilin e perktheu prof. Besim Cura, zv. kryetari i TIKA-s tha mes tjerash se restaurimi dhe rinovimi i objekteve të kulturës dhe traditës nuk ka për qellim vetëm ngritjen e objektëve por edhe të vetëdijës për ruajtjen e vlerave historike fetare e kombëtare.

Z. Ali Masken ishte i shoqëruar nga koordinatori i TIKA-s në Podgoricë z. Ahmet Alltun.

Kryeimami me stafin e vet i shoqëroi te xhamia Namazgjah dhe pastaj tek xhamia e Pashës ku z. Masken pa nga afër dy objektet që pritet të fillojë se shpejti restaurimi i tyre si donacion i TIKA-s.

Ali Bardhi priti ne takim Ali Masken -Tika-Ulqin-1 Ali Bardhi priti ne takim Ali Masken -Tika-Ulqin-2