Vazhdon shpërngulja e shqiptarëve nga Mali i Zi – Video

March 19, 2017   | Shtypi / Mediji

inmigracionProcesi i vazhdueshëm i shpërnguljes së shqiptarëve nga Mali i Zi ka zbrazur tërësisht me dhjetëra vendbanime që nga Plava e Gucia, Malësia, Kraja dhe Ulqini. Analistët vlerësojnë se shkaqet e këtij emigrimi janë gjendja e rëndë ekonomike, papunësia dhe mungesa e perspektivës zhvillimore. Analistët vënë në dukje se shpërngulja kaq e madhe ka arritur pikën kritike që rrezikon qenien kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi.

Kjo dukuri është më e theksuar edhe më heret, ku disa fshatra janë boshatisur plotësisht.

Rënia e vazhdueshme e numrit të banorëve, sipas analistëve, do të ndikojë dukshëm në të ardhmen e këtij komuniteti.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën:

/VoA/

YouTube Preview Image