Cungu prezantoi potencialet e Ulqinit për investime para bizneseve në MIPIM 2017

March 20, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Cungu prezantoi potencialet e Ulqinit -MIPIM 2017Komuna e Ulqinit mori pjese ne panairin me te madh boteror te investimeve MIPIM , i cili mbahet ne Kane te Frances. Mali i Zi merr pjese ne kete panaire cdo vit ndersa Komuna e Ulqinit kthehet pas pothuajse 3 viteve ne nje panaire te tille, ku mori pjese se bashku me Ministrinë e Turimit dhe Zhvillimit te Qendrueshem. Ne stenden e Malit te Zi pervec komunes se Ulqinit u prezantua edhe Porto Novo si dhe Porto Montenegro, raporton portali TV Teuta.

Kryetari i komunes se Ulqinit Nazif Cungu mbajti konference per media ku shpalosi aktivitetet dhe takimet e zhvilluara gjate ketije paniri i cili u mbajt nga data 14 e deri me 17 mars. Kryetari Cungu u shpreh se  ne vazhden e aktiviteteve te veta, Komuna e Ulqinit ka per qellim promovimin e investimeve te mundshme nga investitoret e huaj, ku kjo gje tashme eshte edhe me e realizueshme  fale aprovimit te planit hapesinor urbanistik.

Pjesmarrja ne kete panaire  kryetari Cungu u shpreh se ishte nje mundesi e mire qe te lidhen kontake me konstraktor, investitor e dizajner te medhenje boteror te cilet shprehen interesim per investime ne Mal te Zi e posacerisht ne teritorin e Komunes se Ulqinit. Megjithate invesitmet nuk mund te priten brenda nje afati te afert kohore, pasi duhet te shikohet ne nje zhvillim strategjik dhe afatgjate, shtoj Cungu.

Gjate ketij paniri ka pasur edhe takime konkrete nga ku ka rezultuar se interesimi i hoteliereve per invesim ne Komunen e Ulqinit ekziston, sic eshte edhe Akor Hotel Grup nga Franca, grupi i hoteleve Gjermane e te tjera.

Kryetari Cungu tha se gjate ketyre takimeve jane potencuar edhe probleme, posacerisht nga ata te cilet e njohin rajonin tone. Aeroporti i parapare me planin hapsinore te Malit te Zi ne Gorane eshte nje nder problemet kyce te investitoreve.

Ky ishte viti i 27 me rradhe qe u mbajt panairi MIPIM, me shpresen se pjesmarrja e komunes se Ulqinit do te rezultoje me te vertete e suksesshme dhe frytdhenese.

Montenegro- MIPIM 2017