Informatë e punës së Qendrës ditore për fëmijë “Sirena” në Ulqin 2017-Video

March 20, 2017   | Shoqëria / Društvo

Dnevni Centar -Sirena- Qendra Ditore-Sirena-Ulqin-UlcinjInformatë e punës  së Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “ Sirena” në Ulqin, në vitin 2017

 

Tremujorëshi i parë i këtijë viti karakterizohet me disa aktivitete të cilat dukshëm ndikojnë  në përmirësimin e kushteve në Qendrën ditore “ Sirena “.

Drejtori i qendrës , me ndërmjetësimin e z. Byl Llolla nga Rashtisha, realizuan një projekt madhor dhe të domosdoshëm për këtë institucion.

Bashkëvendasit nga Komuna e Ulqinit që punojnë dhe veprojnë në Gjermani me kontributin e tyre kanë mundësuar blerjen e furgonit special.

  1. Byl Llolla ka kontaktuar me 48 individ në Gjermani të cilët kanë grumbulluar një donacion në vlerë prej 5960,00 €. Me këto të holla është blerë furgoni special dhe është paguar dogana në vlerë prej 437,00 €.

Si cdo herë i gatshëm për të kontribuar duke u gjetur pranë këtijë institucioni në cdo moment,  z. Muslim Llolla bashkë me kryetarin e Biznis Klubit Ana e Malit, z. Kabil Kurtin realizojnë servisimin e furgonit në vlerë prej 850,00 €.

Auto qendra  Kliko’s me pronar z. Predrag Klikovac , me një kenaqësi të vecantë, regjistron furgonin falas.

Më 08.03.2017, ministria për finansa në Mal të Zi, gjegjësisht drejtoria e doganës së Malit të Zi me vendimin nr. 2417/2, drejtori i këtijë institucioni Vladan Jokiq dhe bashkëpunëtori i tij Zoran Paviqeviq, ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë e qendrës me veshëmbathje.

Ndërmarrja publike Ujësjellës dhe kanalizim, si  c do herë edhe këtë herë na u gjend pranë me një ndihmë në vlerë prej 250,00 €.

Kolektivi i Qqendrës ditore “ Sirena “ përzemërsisht falenderon  bashkëvendasit tanë në Gjermani, z. Byl Llolla, Biznis Klubin Ana e Malit  dhe Drejtorinë e Doganave të Malit të Zi për përkujdesjen që kanë treguar në përmirësimin e kushteve në këtë institucion.

Me respekt,

Drejtori,

Bilal Alaj

JU Dnevni centar za djecu i omladinu sa smetnjama i teskocama u razvoju “Sirena”

IP Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena”

Ul.-Rr.Djerdj Kastrioti Skenderbeg Pib:02902877 Z.r:5201807282

e-mail:sirena_ul@hotmail.com tel/fax:030/414-109

YouTube Preview Image