Nika: Shasi dhe Ulqini një histori ndryshe

March 20, 2017   | Opinione

 Ancient-Lost-city-of-Shas-Sas-Svac-Ulcinj-MontenegroShkruan Muhamet Nika

Zanafilla para ilire  e qyteteve Shas dhe Ulqin

Këta si qytetet   duhet të jenë  formuar   mbase fillimisht  nga qendrat tregtare Tulat e dikurshme  të kulturës para ilire – e  të cilat hasen kudo në Evropë,  pastaj në pjesë të ndryshme të Afrikës dhe Azisë. Mendojmë në kohën e  fuqizimit të bujqësisë pemëtarisë si dhe  të shpikjes  së  tregtisë , si :të mëndafshit kinez,  erëzave(parfumeve) arabike , kripës verës etj. Dëshmohet  se  rrugë  të këtilla tregtare kalonin gjithandej  nëpër dy qendrat e përmendura- ilire , Shas dhe Ulqin duke shkuar edhe përtej detit…?!!Mijëvjeçari i 3 –të  para Erës Sonë:

Po duket se duke ndjekur rrugët kryesore tregtare euroaziatike dhe afrikane që kalonin nëpër këto treva     ndodhi fillimisht  edhe  magazinimi i   mallrave – Filloi  pastaj edhe  shkëmbimi i tij , në fillim  dihet   mall   për mallë  duke  nxitur  kështu gjithsesi  një trafik të madh mallrash në qendra të caktuara të cilat fillojnë e  njihen si  qytezat Tula në histori- Trafik i mallrave.

Kush janë  retët , dasaretët  dhe sasaretët- Shasaretët (Shasi)?!

Kujtojmë kështu se një popullsi e cila dëshmohet të ketë ardhur në trupin e ilirisë ishte edhe ajo  e popullsisë nordike që arriti të depërtojë deri këtu e duke kaluar edhe detin në mesin e popullësusë alboilire, kuptohet  me forcën  e kuajve dhe të mburojave para 3 mijë vjeteve , por  duke mos e shpërbërë ilirinë   shohim që  seretët, ku hynin: Retët, dasaretët dhe dasaretët ia behën në Shas dhe Ulqin.

Këto të fundit si duket i dhanë edhe emrin Shasit(shasaretët)- Sasaretët  .  Po duket  edhe këto ishin retë që kishin shumë shije dhe vullnet për jetë  (Enezo Gati- Ilirët,- botoi Bargjini – 2005 f.. 138).

E nga retët- njerëz  dhe sundues të drejtë , po duket  që edhe sot trashëguam fjalën Rreth  , si njësi administrative –  pohon Gati .

Kurse  dasaretët   del të ishin  popullsi të dashur e të drejtë e shumë të lezetshëm .

Nga retët mbase  kemi edhe emrin rex- prijsë i drejtë  dhe kuptohet,  kuptimin e dytë të fjalës  roje.

Këta  si popullsi e ardhur nga veriu -fillimisht në tulat e përmendura  gjithandej , vunë ca mure për të ruajtur mallin e arritur në destinacion  dhe në mes të godinës kishin një arkë , ku të paktën në Tulë  , ruhej Malli gjatë natës.

Një  Tulë e tillë , përveç Shasit,  që kish zanafillë edhe më të lashtë – si objekt kulti Ilir- ngjashëm si Dodona, sipas neve  duhet të ishte edhe porti i Ulqinit sepse aty  përqendroheshin të gjitha rrugët që lëshoheshin nga pjesa  kontinentale  malore në det. Ndoshta emri i qytetit edhe sot fsheh dhe   ruan rrënjën Tulë.

Kujto ngjashë  del e  formuar  nga rrënja Tulë edhe  qytetit Tuzlla-  e cila quhej  Tulçe…?!

Atëherë pse  të mos pranojmë  që në këtë rast   jemi afër zbërthimit të vetë etimologjisë së emrit të qytetit kur edhe emri i qytetit të Ulqinit na del si Dulcinium- Dulçe( Dulçinea)- që disa e ngatërrojnë me Dulçinean- sheqeren  lat. dhe  e martojnë me Servantesin- Servetin….?!

 

Çfarë  ishte besimi ilir?!

Hetojmë se shumë kush  nga mos informimi për kulturën e  besimit ilir ku hyn  Shasi  dhe Ulqini , kurrëdoherë  kur nisin gërmimet arkeologjike  në topogërmadhat ilire të kësaj  gjeografie  – pra edhe në vet Shasin Antik dhe arkaik, mendon dhe shpreson që atij,nën muret e kishave ekzistuese të shpallen rrënoja  madheshtore ilire të tipit të faltoreve kristiane – qelive  ku rrijnë të ngujuara perëndi e perëndesha ose harbojnë njëri me tjetrin në orgji kolektive skutave të  tempullit të humbur  si në kulturat  tjera dhe  harrojnë se këso gjërash nuk hasim as në Dodonën Iliri.

E gjithë kjo ndodhë sepse  shpesh ngjat që  ne nuk e kemi të qartë konceptin ilir të fesë së tyre  të parë pagane   që  vërtetohet se  është një me natyrë- monoteiste  dhe aspak e thjeshtë siç pretendonte Aleksandër Stipëeviq-

Te popullsia pellazgo ilire ku hyjnë shqiptarët e deri te shfaqja e popullsisë albo ilire për gjatë gjithë historisë ekzistonte  ndër ta një Zot – Kronosi-( Koha)?! Kurse  sipas besimit ilir Zoti del të ishte i përmasave të pa paramenduara dhe  si i tillë mundësh t’i lutesh kudo në natyrë . Ai nuk mund të rrijë në një faltore sepse është Ala (cit. Enezo  Gati- Ilrët- Bargjani – Tiranë 2005) duke pasur  kuptimin “ me krahë qiellor” – Andaj qielli është tepër i madh për të krahasuar krahët e dikujt  me te ?!!

Ndërsa  në  gjuhët simite – me të cilat ka afri shqipja , ky Zot njihet edhe si El, por ka edhe emra tjerë , si psh RA, Rabi- na(Zoti ynë, arab.).

Ky Rabi-na , te popullsia Albo ilire(pra edhe në Anë të Malit) del si Ru-na ( na ruaj..). Kështu  quhej sipas Gatit, edhe njëri nga gurët e varrit i cili  edhe sot praktikohet  te shqiptarët – Shas dhe Ulqin. E  guri i dytë  i varrit quhej Rro-na, pra në kuptimin  që vdekja është  dorëzim i të vdekurit në varr  dhe sikur thot  se me vdekje jeta vazhdon deri  në përjetësi ( në kuptimin pasi RRONA  zot  RUNA….?!!

 

Kush është  RRIZANA – Pse në Shas nuk bënë të  hulumtohet në mënyrë të egër edhe me buldozer ?!!

 

Sipas këtij besimi  të thjeshtë , por burimor ilir, shohim që  Zeusi si Zot ilir nuk lindi diku  në  një pallat…., por në një shpellë  mali , diku në mesin e Zanave  të  motrat dhe vëllezërit  e vet e të cilat bashkë me nënën e vet  Afërditën kishin mision ta  mbronin nga babai i vet për të mos e vrarë për punë Karrige-Froni…?!!

Për kuriozitet  duhet shtuar se në këtë besim edhe hyjnesha Nënë  e Madhe( që është një Evë- Hava) del të ishte  një Zanë  Mali .

Nga kjo po duket vjen edhe emri i Shasit –anës së Malit icili në hartat venedikase  njihet edhe si RRIZANË

Në mitin shqiptar  shohim që janë heronjtë(fatosat) ata  të  cilët kanë lindur nga dashuritë e atyre nga qielli ( si p.sh-ilirët  që besonin për veten se kanë  rënë në tokë nga ylli Skiro) dhe kuptohet që ishin martuar me femra të bukura  vdektare .

Kjo është e gjitha dhe ata nuk ishin trashëgimtarë të  barbarve e paganëve dhe historia e tyre në Shas nuk shkon vetëm deri në shekullin VI që kanë qejf   skllavet.

E nëse është kështu , çfarë funksioni  ka tashti një alltar (vend flijimi)  shumë  i sofistikuar me mure dhe pirgje që disa presin tu zbulohet në Shas….?!

Jo alltari ( që në vete fsheh fjalën all…) te ilirët del të jetë shumë i thjeshtë, – bënë edhe një mur apo gardh Shestani – buzë një druaje – lisi shumë vjeçar , nën të cilin , për Nënën e Madhe ( Evën)që lindë shumë fëmijë të pritet një dem i bardhë që ajo të jetë e kënaqur e të mos marrë  mëri.